25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Sot seanca e fundit e Kuvendit për këtë vit ,pritet të miratohen 4 ligje të kthyera të buxhetit

Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë sot seancën e fundit për këtë sesion parlamentar duke mbyllur kështu punën për gjysmën e parë të vitit të parë të kësaj legjislature.

Në këtë seancë pritet që maxhoranca socialiste të miratojë 4 ligjet e kthyera nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, që kanë lidhje me buxhetin. Konkretisht, deputetët e PS-së do të votojnë pro ligjin e buxhetit të vitit 2022, ligjin e TVSH-së dhe ligjin për taksat kombëtare, të kthyera nga Presidenti Meta pa ndryshimet e kërkuara prej tij.

Po ashtu, sot pritet të miratohet edhe vendimi i Këshillit të Ministrave për disa ndryshime dhe shtesa në buxhetin e vitit 2021 dhe ligji për zgjatjen e afatit për përfitimin e statusit “Investim strategjik” deri në 31 dhjetor 2023.

Miratimi i tyre në Kuvend mund të konsiderohet thjesht për procedurë para futjes në fuqi, pasi maxhoranca i ka rrëzuar të katër dekretet e Presidentit në komisionet parlamentare. PS do të miratojë me shumicë të thjeshtë edhe ligjin për bashkëqeverisjen, i kthyer nga Presidenti me argumentin se ai cenon parimet kushtetuese.

Maxhoranca afroi me dy ditë seancën e fundit për 2021-shin, me qëllim që të përfitojë kohë që pas miratimit në Kuvend të buxhetit, institucionet të kenë kohë për alokimin e fondeve përpara marrjes së pushimeve të festave të fundvitit.

DEKRETET

Kreu i shtetit e ktheu ligjin për buxhetin e 2022- shit me argumentin se ai nuk është transparent, është antisocial, rrit borxhet, ndalon zhvillimin ekonomik dhe nuk mbështet të prekurit nga COVID-19. Presidenti Meta thotë se në buxhetin e 2022-shit ka një mungesë në mbështetje të ekonomisë dhe bujqësisë, ka ulje të fondit të ndihmës ekonomike, mungesë indeksimi për rritjen e çmimeve për pensionistët, qytetarët dhe administratën, rrit fondin për PPPtë me rreth 200 miliardë lekë dhe fondet për inceneratorët.

Kreu i shtetit i sugjeron Kuvendit se këto gjetje kaq shqetësuese duhet të përballen me transparencë dhe debat të hapur e gjithëpërfshirës, sepse vetëm në këtë mënyrë lufta antikorrupsion bëhet efektive dhe e vërtetë. Presidenti Meta ktheu edhe ligjin për TVSHnë, duke argumentuar se: “Trajtimi fiskal i diferencuar në thelb shkel parime e të drejta themelore kushtetuese dhe se përjashtimet nga zbatimi i regjimit ligjor fiskal, në mënyrë të diferencuar, rrezikojnë qëndrueshmërinë e vetë ligjin e buxhetit”. Për sa i përket ligjit për taksat kombëtare, Meta e ktheu atë me argumentin se në këtë ligj është shkelur parimi i barazisë së barrës fiskale, lirisë së veprimtarisë ekonomike dhe barazisë përpara ligjit, duke krijuar regjim të diferencuar ligjor diskriminues.

Ndërkohë, Meta ktheu edhe ligjin për bashkëqeverisjen me argument se: “Cenon dispozita konkrete të Kushtetutës dhe parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës, parimin e autonomisë vendore, parimin e sigurisë juridike, hierarkinë e akteve, si dhe centralizon edhe më shumë kontrollin dhe pushtetin te një institucion në varësi direkte nga Kryeministri”.

MAXHORANCA

Socialistët janë të vendosur që sot të kalojnë të gjitha ligjet e rendit të ditës, qoftë edhe vetëm me votat e tyre, ndërsa votimi pro pritet pa surpriza, pasi deputetët e kanë dhënë opinionin e tyre në komisionet parlamentare. Gjatë diskutimeve të mbledhjeve të fundit në komisionet parlamentare, kryesisht për buxhetin, deputetët e PS-së kanë kundërshtuar qëndrimin e Presidentit për kthimin e ligjeve në Kuvend.

Më i ashpër në qëndrimet e tij ka qenë deputeti Erion Braçe, i cili ka thënë se Presidenti i Shqipërisë ka thyer rekord për këtë gjë. Kritike ndaj qëndrimeve të kreut të shtetit ka qenë edhe Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e cila në takimin me gazetarët u shpreh se për fat të keq Presidenti e ka kthyer në modë kthimin për rishqyrtim të ligjeve në Kuvend.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...