30 C
Tiranë
Wednesday, June 24, 2026

SPAK dhe drejtësia gjermane sekuestruan vilë dhe “Lamborghini” në Palasë: Pasuri të dyshuara nga trafiku i drogës i Visar Miftarit

TIRANË / PALASË – Një aksion i përbashkët mes autoriteteve gjermane të drejtësisë dhe Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka çuar në sekuestrimin e pasurive luksoze të shtetasit Visar Miftari, 44 vjeç, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge dhe anëtarësim në një grup të strukturuar kriminal.

Vendimi për sekuestrimin u miratua nga Gjykata e Posaçme, pas një kërkese zyrtare nga SPAK, me argumentin se pasuritë janë përfituar nga aktivitet kriminal. Objekt i sekuestrimit janë një vilë dykatëshe në një kompleks të njohur turistik në Palasë dhe një automjet luksoz “Lamborghini Aventador”.

Sipas dosjes hetimore, hetimet në Shqipëri nisën në mars të këtij viti, pas kërkesës së autoriteteve gjermane. Në atë kohë, Miftari ndodhej i ndaluar në një burg në Frankfurt, i akuzuar për trafik të kokainës dhe kanabisit gjatë një periudhe pesëvjeçare, në kuadër të një organizate kriminale ndërkombëtare.

Sipas autoriteteve gjermane, aktiviteti i paligjshëm i 44-vjeçarit ka sjellë një përfitim prej rreth 11.2 milionë eurosh. Në Shqipëri, ai rezulton të ketë blerë në vitin 2022 një vilë me sipërfaqe ndërtimi 72 m² dhe truall 362 m² në Palasë, me një vlerë prej 260 mijë eurosh, e paguar përmes transferte bankare nga Gjermania.

Në dokumentacionin e dërguar nga pala gjermane theksohet se pranë vilës ndodhej edhe një Lamborghini Aventador, që gjithashtu rezulton në pronësi të Miftarit. Të dy pasuritë janë konsideruar si produkt i aktivitetit kriminal, duke çuar në vendosjen e masës së sekuestros preventive nga Gjykata e Posaçme.

Hetimet për zbardhjen e të gjithë rrjetit të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës vijojnë, ndërsa bashkëpunimi mes SPAK dhe drejtësisë gjermane shihet si një shembull konkret i goditjes së pasurive të krijuara nga krimi i organizuar ndërkombëtar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...

Hungari: Arrestohet 30-vjeçari që dyshohet se ruante dhe konsumonte pjesë trupash njerëzore

0
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Hungari, ku autoritetet kanë arrestuar një 30-vjeçar të vetëshpallur si kanibal, i dyshuar për posedim dhe përdorim...

APP propozon masa ndaj zyrtarëve në Vlorë pas auditimit të 64 tenderëve: “Shkelje në...

0
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka evidentuar një sërë shkeljesh në procedurat e prokurimit të kryera nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike të Bashkisë...

Senati kufizon kompetencat e Trump për veprime ushtarake ndaj Iranit: ‘Rezolutë e parakohshme dhe...

0
Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë që synon të kufizojë aftësinë e Presidentit Donald Trump për të ndërmarrë veprime ushtarake të...

“Jetmir Pepa arrestohet në Dubai dhe pritet ekstradimi drejt Shqipërisë” – Si u lokalizua...

0
Jetmir Pepa, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), është arrestuar në Dubai dhe pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë për t’u përballur...