27.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

SPAK ende në mëdyshje për rekursin në Gjykatën e Lartë lidhur me çështjen Tahiri

SPAK nuk ka marrë ende një vendimarrje nëse do i bëjë apo jo rekurs vendimit të Saimir Tahirit, i dënuar me 3 vite e 4 muaj burg nga Gjykata e Apelit të Posaçëm.

Burime nga struktura antikorrupsion bënë me dije se pritet zbardhja e vendimit, e pasi gjykata ta nxjerrë atë të arsyetuar dy prokurorët e çështjes Vladimir Mara dhe Dritan Prenci do të vendosin nëse do bëjnë apo jo rekurs.

Edhe pse gjykata rrëzoi SPAK për akuzat e trafikut të drogës dhe grupit kriminal të ngritura ndaj Tahirit nga Spak duke e dënuar për shpërdorim detyre, Prokuroria e Posaçme nuk e ka marrë ende një vendim pa lexuar arsyetimin e treshes se apelit të gjkko-së që dha vendimin.

Tashmë duhet të presim afatin 45 ditor për të parë nëse SPAK do e ankimojë apo jo vendimin ndaj Tahirit i cili vetë, pret vetëm zbardhjen e vendimit për t’iu drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë.

SPAK kishte kërkuar dënimin e Tahirit me 12 vite burg, që në sajë të gjykimit të shkurtuar do ti zbriste në 8 vite

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...