33 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Video/Kurti: Hakmarrje për arrestimin e Millenoviçit! Po tentohet destabilizimi

Tre zyrtarë të policisë së Kosovës janë rrëmbyer nga forcat serbe në veri në zonën kufitare me Serbinë. Lajmi është bërë me dije nga policia e Kosovës që thekson se tre efektivët e policisë janë rrëmbyer në brendësi të territorit gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të vendit.

Ministri i Brendshëm i Kosovës dhe kryeministri Albin Kurti thonë se rrëmbimi është kryer 300 metra në brendësi të territorit të Kosovës, ndërkohë që që ministria e Brendshme e Serbisë thotë se ata kanë qenë brenda në territorin serb. Në një reagim të bërë së fundmi, Kurti tha se rasti lidhet me një hakmarrje të Serbisë për arrestimin e Millun Millenkoviç dhe shtoi se bëhet fjalë për përpjekje destabilizuese.
Sipas detajeve oficerët e rrëmbyer janë Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafa Shemi. Policia e Kosovës thtoë se njësia policore e patrullës ishte në detyrë në vendin e quajtur Tresave/Bare, thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës,kur janë njoftuar se në afërsi të pikës statike kanë vërejtur person/a të maskuar dhe të armatosur, me këtë rast në drejtim të kësaj pike në asistencë janë nisur njësi shtesë të Policisë së Kosovës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...