17.5 C
Tiranë
Monday, May 25, 2026
spot_img

SPAK kërkon 10 vite burg për Klodian Rrjepajn dhe Ilir Rrapajn, vendimi më 4 mars

Tiranë – Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar nga 10 vite burg për ish-zv.ministrin e Shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj.

Në rast se shpallen fajtorë dhe përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar, dënimi i tyre konvertohet në 6 vite e 8 muaj burg.

Prokuroria e Posaçme kërkoi gjithashtu 3 vite e 6 muaj burg për tre ish-zyrtarë të tjerë: Marsela Serjanaj, Sajmir Kadiu dhe Petref Mersini. Për Serjanajn dhe Kadiun, në rast të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi pritet të konvertohet në 2 vite e 4 muaj burg, ndërsa për Mersinin u kërkua 4 vite shërbim prove.

Për mjekun Arben Gjata, SPAK kërkoi që dënimi me 1 vit e 4 muaj burg të konvertohet në 3 vite shërbim prove. Ndërsa për Genc Byrazeri dhe Naile Ajazi u kërkua nga 2 vite shërbim prove.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, po gjykohet i veçuar nga tetë të pandehurit e tjerë, pasi nuk ka kërkuar gjykim me procedurë të shkurtuar.

Mbrojtja e të pandehurve përfundoi sot, ndërsa vendimi pritet të shpallet më 4 mars nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 25 Maj 2026

0
♈ Dashi Ke shumë energji, por duhet ta kontrollosh impulsivitetin. Vepro me mendje të ftohtë. ♉ Demi Kërkon stabilitet dhe qetësi. Mos u përfshi në debate që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 25 Maj 2026

0
Më 25 maj 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte tipike të fundpranverës që në disa zona i...

Gjykata lë në burg Adnan Galicën | Avokati: ‘Vuan nga skizofrenia dhe epilepsia’ –...

0
Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën “arrest me burg” për 36-vjeçarin Adnan Galica, i dyshuar si shkaktar i aksidentit tragjik ku humbi jetën 62-vjeçari...

Rikthehet ‘ura’ e kokainës drejt Europës | Arrestimi i Ervin Matës në Brazil zbardh...

0
Arrestimi në Brazil i të dyshuarit shqiptar për trafik droge, Ervin Mata, ka rikthyer në fokus rolin në rritje të grupeve kriminale nga Ballkani...

Alibej rrëfen vrasjet: ‘Ishin në pritë, po qëllonin gjatë gjithë kohës…’ | Deklaratat e...

0
Erjon Alibej, i penduar i drejtësisë, ka dhënë dëshmi të detajuara lidhur me vrasjen e vëllezërve Haxhia, duke përshkruar momentet e ngjarjes dhe rolin...