9.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

SPAK nën hetim 10 agjentë të Policisë dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit në kuadër të Operacionit kundër bandës Çopja

Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka nisur një hetim të gjerë ndaj 10 agjentëve të policisë dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit që kanë qenë të angazhuar në ekzekutimin e masave të sigurisë në kuadër të operacionit që goditi bandën e vëllezërve Çopja në Elbasan. Në këtë hetim, SPAK ka sekuestruar gjithashtu telefonin e drejtorit të Policisë së Elbasanit, Ilir Proda, i cili është kandidat zyrtar për të zëvendësuar Muhamet Rrumbullakun. Po ashtu, janë marrë në pyetje edhe 3 drejtues të tjerë policie që kishin dijeni për operacionin.

Pjesë e hetimit janë verifikimet e aparateve celulare të përfshirëve, duke shqyrtuar komunikimet dhe takimet e mundshme që mund të jenë kompromentuese. Nga 33 urdhër-arrestet e miratuara nga Gjykata e Posaçme, me kërkesë të SPAK, janë ekzekutuar vetëm 13, përfshirë dy arrestime të mëparshme për vepra të tjera penale. Për disa prej të dyshuarve që janë në arrati, ka të dhëna që sugjerojnë se ndodhen në Shqipëri, por për shkak të dyshimeve se janë informuar për operacionin, nuk është arritur të kapen.

Hetimi i nisur në vitin 2022 ndaj vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja, që është iniciuar gjithashtu nga dëshmitë e bashkëpunëtorëve të drejtësisë Erion Alibej dhe Nuredin Dumani, ka çuar në zbardhjen e disa vrasjeve, atentateve dhe grabitjeve. Franc dhe Hajdar Çopja dyshohet të jenë krerët e grupit kriminal që fshihet pas vrasjeve të shkaktuara nga përplasjet mes grupeve për kontrollin e trafikut të kokainës në Europë, konkretisht përplasja mes grupit Çopja dhe Alibej.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...