18.8 C
Tiranë
Saturday, June 13, 2026

SPAK sekuestron pasuri mbi 128.4 milionë euro – goditet rrjeti i trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zbardhur detaje nga operacioni i zhvilluar sot kundër trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave, ku janë arrestuar edhe disa biznesmenë dhe janë vendosur masa të shumta sigurie ndaj personave të dyshuar.

Sipas njoftimit zyrtar, hetimi i nisur që në vitin 2021 ka dokumentuar aktivitetin e një grupi të strukturuar kriminal, i cili dyshohet se ka trafikuar kokainë nga Amerika Latine drejt Europës, ndërsa fitimet janë investuar më pas në pasuri të paluajtshme, projekte ndërtimi, kompani tregtare dhe biznese turistike në Shqipëri.

SPAK bën me dije se Gjykata e Posaçme ka caktuar masën “Arrest në burg” për 15 persona dhe “Arrest në shtëpi” për 5 të tjerë, ndërsa disa prej masave tashmë janë ekzekutuar. Një nga personat e shpallur në kërkim është arrestuar nga autoritetet greke.

Sipas hetimeve, personat A.H. dhe L.K. dyshohet se kanë pasur rol drejtues në organizimin e trafikut ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine drejt porteve të Belgjikës, Holandës dhe Spanjës, duke përdorur një rrjet të strukturuar për furnizim, transport, magazinim dhe shpërndarje të lëndës narkotike në disa shtete europiane.

Një nga episodet kryesore të dosjes lidhet me sekuestrimin e 441 kilogramëve kokainë në Barcelonë, ndërsa janë dokumentuar raste të tjera sekuestrimesh në Holandë, Itali dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Hetimet janë mbështetur edhe në komunikime të zbërthyera nga platforma e koduar SKY ECC, përgjime telefonike dhe bashkëpunim ndërkombëtar me autoritetet ligjzbatuese.

Përveç trafikut të drogës, SPAK thotë se është zbuluar edhe një skemë e gjerë e pastrimit të parave, ku të ardhurat kriminale janë investuar në pasuri të paluajtshme dhe biznese në Shqipëri dhe rajon.

Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme, është vendosur sekuestrim preventiv mbi pasuri me vlerë mbi 128.4 milionë euro, përfshirë:

* 2 vila në Green Coast (Palasë)
* 2 vila në Rolling Hills (Tiranë)
* 7 vila dhe 2 apartamente në Jalë
* Vila në Gjilekë dhe Himarë
* Një hotel në Lungomare (Vlorë)
* Mbi 113 mijë m² truall në Gjilekë
* Apartamente dhe prona në Tiranë, Sarandë dhe Shijak
* 38 apartamente në një projekt në Tiranë dhe 23 në një tjetër
* 106 garazhe
* Kompani tregtare në Shqipëri dhe Kosovë
* 336 llogari bankare të bllokuara
* Mbi 6.2 milionë euro dhe rreth 9 milionë lekë të sekuestruara
* Automjete luksoze si Lamborghini, Mercedes G-Class, Audi S8, si dhe mjete lundruese

Lista e personave të përfshirë në hetim përfshin një numër të madh shtetasish, mes tyre biznesmenë dhe persona të njohur, ndërsa SPAK vijon hetimet për identifikimin e plotë të rrjetit dhe pasurive të lidhura me aktivitetin kriminal.

Të përfshirë: Artur Shehu, Ilir Shtufi, Orest Sota, Orgert Bircaj, Edmond Jaupi, Artur Koceku, Abedin Koceku, Erion Rama, Adi Rama, Dritan Aga , Baftri Troci, Gëzim Islami, Ardian Zykaj, Alfredo Hamzai, Adrian Rama, Erjon Rama, Orgest Bircaj, Orest Sota, Elton Memeti, Artur Shehu, Leonard Bishaj, Arben Ismaili, Edmond Jaupi, Besnik Myftari, Dritan Aga, Luciano Koceku alias Artur Koceku, Dino alias Abedin Koceku, Ervin Koceku, Astrit Vladi, Kastriot Vladi, Gezim Islami, Ilir Shtufi.

Hetimet për këtë dosje konsiderohen ende në zhvillim dhe priten zhvillime të mëtejshme nga autoritetet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...