29.1 C
Tiranë
Sunday, August 2, 2026

Goditet skema ‘Stolen Gold’ – 2 milionë euro ar e argjend të kontrabanduar nga Italia dhe Greqia

Një operacion policor i koduar “Stolen Gold” ka çmontuar një rrjet të dyshuar të trafikimit dhe tregtimit të sendeve me vlerë të vjedhura jashtë vendit, të cilat futeshin kontrabandë në Shqipëri dhe më pas shiteshin në argjendari në Fier dhe Lushnjë.

Sipas Policisë së Shtetit, në pranga ka rënë një 27-vjeçar, ndërsa një 45-vjeçar është shpallur në kërkim si i dyshuar për të njëjtën veprimtari kriminale. Gjithashtu, janë proceduar penalisht shtatë administratorë argjendarish, të dyshuar për përfshirje në blerjen dhe tregtimin e mallrave të paligjshme.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesa dhe subjekte tregtare, policia ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme sendesh me vlerë: 15 kilogramë e 259 gramë ar, 4 kilogramë e 281 gramë argjend, 612 ora të markave të ndryshme, 13 varëse me gurë diamanti, si dhe objekte të tjera të dyshuara me vlerë artistike e kulturore. Po ashtu janë sekuestruar para në lekë dhe euro, telefona celularë, pajisje DVR dhe prova të tjera materiale. Vlera paraprake e sendeve të bllokuara llogaritet rreth 2 milionë euro.

Njoftimi zyrtar i Policisë:

“Goditet një skemë kriminale e trafikimit dhe tregtimit të sendeve me vlerë, të dyshuara si të vjedhura jashtë vendit.

Siguronin sende me vlerë në Itali dhe Greqi, i fusnin kontrabandë në Shqipëri dhe i tregtonin në argjendari në Fier dhe Lushnjë, vihet në pranga një 27-vjeçar dhe shpallet në kërkim një 45-vjeçar, i dyshuar për të njëjtën veprimtari kriminale.

Procedohen penalisht 7 administratorë argjendarish.

Sekuestrohen 15 kg e 259 gramë ar, 4 kg e 281 gramë argjend, 612 ora të markave të ndryshme, 13 varëse me gurë diamanti, sende të dyshuara me vlerë artistike e kulturore, para në lekë dhe euro, aparate celularë, DVR dhe sende të tjera.

Vlera paraprake e sendeve të sekuestruara llogaritet rreth 2 milionë euro.”

Hetimet vijojnë për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë në këtë rrjet dhe origjinën e plotë të sendeve të sekuestruara.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna në Peshq më 31 korrik, tre shenjat e zodiakut që pritet të përjetojnë...

0
Hëna kalon në shenjën e Peshqve më 31 korrik, duke sjellë, sipas astrologjisë, një ndikim më të qetë, intuitiv dhe optimist. Me mbylljen e...

Greqia zbulon mbi 2 milionë euro të padeklaruara dhe miliona cigare kontrabandë gjatë kontrolleve...

0
Autoriteti i Pavarur i të Ardhurave Publike të Greqisë (AADE) ka publikuar bilancin e kontrolleve doganore për gjysmën e parë të vitit 2026, ku...

Aksident në aksin Fier-Patos, përplasen dy automjete, një drejtues dërgohet në spital

0
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Fier-Patos, në vendin e quajtur “Çesma e Mbyetit”, ku si pasojë e përplasjes mes dy automjeteve ka...

Italia forcon kontrollet kufitare, mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën pas krizës së...

0
Italia ka ndërmarrë masa të reja kufitare ndaj Spanjës, pas rritjes së shqetësimeve për flukset migratore dhe sigurinë e hapësirës Shengen. Ministria e Brendshme italiane...

Berisha sulmon reformën territoriale: “Banorët e Poliçanit treguan patriotizëm, duhet të frymëzojnë të gjitha...

0
Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar qëndrimin e opozitës për reformën territoriale, duke deklaruar se grupi i punës i opozitës në Kuvend ka përgatitur një...