26.5 C
Tiranë
Friday, August 14, 2026

Spiropali i përgjigjet Bardhit: “Seanca nuk u shty për Ukrainën – mungesat ishin të shumta”

 

Pas akuzave të kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, lidhur me shtyrjen e seancës plenare të 12 qershorit, ka reaguar kryeparlamentarja Elisa Spiropali. Ajo mohoi kategorikisht që seanca të jetë shtyrë për shkak të pjesëmarrjes së saj në Samitin për Ukrainën, siç u pretendua nga opozita.

“Nuk u shty seanca për pjesëmarrjen time në samitin në Ukrainë. U shty sepse shumë deputetë kishin mungesa për shkak të aktiviteteve të tjera,” deklaroi Spiropali.

Ajo theksoi se prezenca e saj në Kuvend është e zëvendësueshme nga nënkryetarët Bledi Çuçi ose Agron Gjekmarkaj, duke shtuar se vendimmarrja për shtyrjen ishte bërë në funksion të garantimit të mbarëvajtjes së punimeve parlamentare.

“Kryetari i Kuvendit ka për detyrë të sigurojë mbarëvajtjen e seancave dhe kushtet që të gjithë deputetët të jenë të pranishëm në Kuvend,” përfundoi ajo, duke i cilësuar deklaratat e Bardhit si spekulime për konsum politik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...

Ishte në “arrest shtëpie” për vjedhje, 20-vjeçari nuk ndalet: kryen 8 vjedhje brenda një...

0
Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur ndaj tij për vjedhje, dhe...