30.9 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Studimi tregon se qentë arrijnë të na kuptojnë në të gjitha gjuhët me të cilat u flasim

Kushdo që ndan jetën e tij të përditshme me një qen, e di mjaft mirë se shoku i tyre me katër këmbë i kupton në mënyrë të përsosur sinjalet dhe gjuhën tonë. Megjithatë, hulumtimi më i ri i studiuesve ka zbuluar se qentë janë në gjendje të bëjnë dallimin midis gjuhëve të ndryshme dhe të kuptojnë nëse ajo në të cilën po flasim është me të vërtetë një gjuhë tjetër apo është thjesht një grumbull tingujsh pa asnjë kuptim.

Një ekip studiuesish nga Universiteti Eötvös Loránd në Budapest, Hungari, zbuluan këtë aftësi për miqtë tanë me katër këmbë. Ata analizuan aktivitetin e trurit të tetëmbëdhjetë qenve, dy prej të cilëve vinin nga familje që flisnin spanjisht, ndërsa gjashtëmbëdhjetë të tjerët i përkisnin familjeve të gjuhës hungareze.

Aktiviteti i tyre i trurit u vlerësua kur qentë dëgjuan një fragment nga një pjesëtar i familjes në spanjisht dhe hungarisht, e më pas dëgjuan të njëjtat regjistrime në versione të ndryshuara që nuk kishin kuptim dhe lidhje me njëra-tjetrën.

Në analizimin e përgjigjes ndaj këtyre regjistrimeve, studiuesit vunë re se miqtë tanë me katër këmbë janë me të vërtetë në gjendje të bëjnë dallimin midis fjalëve normale dhe fjalëve të pakuptimta, pavarësisht nga gjuha e folur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...

“A e kuptoni si jeni në piramidën e narkoshtetit? Në krye jeni ju” –...

0
Kryetari i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, përsëriti nga foltorja e Kuvendit akuzat që kishte artikuluar më herët gjatë seancës plenare, duke e...

“Deputetja juaj po denoncon kërcënime nga Bajrat, ju thoni jemi tradhtuar!” – Redi Muçi...

0
Deputeti Redi Muçi i kërkoi llogari mazhorancës në Kuvend lidhur me deklaratat e deputetes Marjana Koçeku, e cila ka denoncuar publikisht se është kërcënuar...

SPAK “zbarkon” në Devoll/ Kontrolle në banesën e ish-shefit të AMP-së Devi Ago, në...

0
Një operacion i Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet në Devoll, ku po kryhen kontrolle në disa ambiente dhe...