26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Sulm me granata në stacionin policor në Zveçan, policia nis hetimet për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”

Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën, pak para mesnatës, stacioni policor në Zveçan ka qenë objekt i një sulmi, pasi persona të panjohur hodhën dy granata dore në drejtim të oborrit të stacionit. Sipas Policisë, sulmi ka shkaktuar dëme materiale, por nuk ka pasur të lënduar.

Në lidhje me ngjarjen, prokurori i Shtetit është njoftuar dhe ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, sipas njoftimit të Policisë së Kosovës.

Ky incident ka ndodhur pas një aktiviteti të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që shpalli se po ndërtohej një nënstacion i ri policor në fshatin Izvor të Zveçanit, një zonë e banuar kryesisht nga serbë. Kurti gjithashtu njoftoi se disa ditë më parë ishte vendosur një gurthemel për një stacion të ri policor në afërsi të urës së lumit Bistrica, e cila ndodhet pranë kalimit kufitar të Jarinjës.

Përfaqësuesit e komunitetit serb kanë kundërshtuar ndërtimin e këtyre stacioneve policore, duke argumentuar se ato janë një burim presioni dhe diskriminimi ndaj tyre nga ana e Policisë së Kosovës. Po ashtu, ata kërkojnë vëmendje nga komuniteti ndërkombëtar për sjelljen e Policisë së Kosovës, që sipas tyre është “joprofesionale” dhe “politizuar”.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, e ka vlerësuar ndërtimin e këtyre stacioneve si një mjet shtesë për shtypjen dhe dëbimin e popullatës serbe nga territori i Kosovës. Ai ka theksuar gjithashtu se autoritetet e Kosovës kanë ndryshuar “në mënyrë të dhunshme” strukturën etnike të policisë në veri dhe ka bërë thirrje për respektimin e Marrëveshjes së Brukselit, që parashikon dislokimin e policëve nga radhët e komunitetit serb në këtë rajon.

Në vitin 2022, mbi 500 policë serbë dhanë dorëheqjen nga institucionet e Kosovës pas një vendimi të Qeverisë së Kosovës për ndryshimin e targave të makinave, çka ka çuar në tensione të vazhdueshme në veri të Kosovës, duke kulmuar me një sulm të armatosur ndaj Policisë së Kosovës në shtator 2023, që çoi në vrasjen e një polici. Pas këtyre ngjarjeve, në veri janë dërguar kryesisht pjesëtarë të Policisë së Kosovës nga komuniteti shqiptar dhe njësitë speciale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...