27.1 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Super tenderi i Ministrisë së Mbrojtjes ngec në vend – Laboratori Bakteriologjik i Ushtrisë jashtë funksionit prej muajsh

Prej gati 6 muajsh, një nga investimet e shumëpërfolura të Ministrisë së Mbrojtjes ka mbetur në ngërç procedural, duke nxjerrë jashtë funksionit Laboratorin Bakterologjik të Ushtrisë Shqiptare, pjesë e Spitalit Ushtarak në Tiranë.

Bëhet fjalë për një tender me vlerë rreth 2.3 miliard lekë të vjetra, i cili synon furnizimin me kite dhe reagentë laboratorikë për një periudhë dyvjeçare, në mënyrë që ky laborator të vihet në shërbim të Forcave të Armatosura, rezervistëve dhe komunitetit civil, siç deklaroi pak ditë më parë ministri Pirro Vengu, gjatë një vizite publike në ambientet e këtij institucioni.

Megjithatë, pavarësisht propagandës institucionale dhe rëndësisë strategjike të projektit, laboratori vazhdon të jetë jo-funksional, për shkak të mungesës së theksuar të materialeve bazë mjekësore.

Tenderi është anuluar dy herë radhazi, pasi nuk është paraqitur asnjë ofertë ekonomike nga subjektet private të interesuara. Kjo ka vënë në një pozitë të vështirë Komisionin e Vlerësimit të Ofertave, i cili ende nuk ka arritur të konkretizojë një marrëveshje për ndarjen e fondeve publike.

Procedura e parë e tenderit u hap në janar 2025, dhe pas dështimit të saj, u riaktivizua më 2 maj 2025. Por edhe tentativa e dytë rezultoi pa sukses në qershor, duke thelluar krizën e funksionimit të laboratorit.

Aktualisht, pritet vendimi për hapjen e një procedure të tretë, ndërsa qindra efektivë të Forcave të Armatosura dhe qytetarë të tjerë që do përfitonin nga ky shërbim, mbeten pa akses në analizat bakterologjike të domosdoshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...