Një moment i pazakontë dhe plot emocion është regjistruar në Ferma VIP, ku Tayna ka surprizuar Mimoza Ahmeti në një mënyrë krejt të veçantë.
E frymëzuar nga një video virale ku Mimoza këndonte këngën e saj “Si Ai”, reperja ka zgjedhur t’i dërgojë një mesazh nga ajri, përmes një parashute me motor që fluturonte mbi ambientet e fermës.
Reagimi i Mimoza Ahmetit ishte i menjëhershëm dhe plot emocion. Ajo doli jashtë, duke kënduar sërish vargje nga kënga, ndërsa atmosfera mes banorëve u kthye në festive dhe plot energji.
Ky gjest i Tayna-s u prit me entuziazëm jo vetëm brenda fermës, por edhe nga publiku në rrjetet sociale, ku momenti është bërë menjëherë viral.






