29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Tabaku denoncon rritjen e çmimeve të ushqimeve: Jetesa e papërballueshme, Rama po boshatis xhepat e shqiptarëve!

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e ka nisur ditën e diel me akuza ndaj qeverisë për shkak të rritjes të madhe të çmimeve të produkteve ushqimore.

Tabaku i etiketon bordet e ngritura nga qeveria si “alla komuniste” ndërsa thekson se xhepat e shqiptarëve po boshatisen çdo ditë dhe më shumë.

Reagimi nga Jorida Tabaku:
Si çdo javë vendosëm të dilnim për një Pazar së bashku.
Në mes të një krize që po merr në qafë e po varfëron shqiptarët përditë e më shumë, kriza është ulur këmbëkryq ndërsa qeveria vazhdon të krenohet duke iu ofruar shqiptarëve lugën bosh!
Që nga shkurti i këtij viti një sajesë e çuditshme alla komuniste ka marrë formë në Shqipëri, bordet e çmimeve që përcaktojnë çmimet dhe tregun në vend.
Megjithëse pretendojnë se janë krijuar për të shndërruar jetesën më të lirë, këto borde vetëm sa po zyrtarizojnë çmimet e kripura.
Arsyet e rritjes së çmimeve lidhet me politikat fiskale të qeverisë. Kur ne te gjithë botën po rriteshin çmimet në Shqipëri rriten edhe taksat.
Fermerëve iu është rritur TVSH për inputet ndërsa janë ulur dhe subvencionimet.
Në fillim të sezonit kur dhe pritej që të korrnin mundin e tyre fermerët po korrin humbjet ndërsa qytetarët çmimet e larta.
Sot mbi 250 000 fermerë që jetojnë me turizmin janë duke përjetuar krizën më te lartë prej rritjes së çmimit të inpiteve dhe kostove.
Siç edhe është shumë e qartë për këdo që pazarin del ta bëjë vetë çmimet e produkteve po shtrenjtohen përditë, kush më shumë e kush më pak, rritja e çmimit të domates, vezës janë rritur nga dy apo tre herë gjatë kësaj kohe.
Të ardhurat e shqiptarëve vazhdojnë mbeten të njëjtat, në mos inflacioni që me gjasë është më lartë se sa 5-6% sa thotë qeveria ka zhdukur nga xhepat e shqiptarëve mijëra lekë.
Shqetësuese të mendosh që jemi një vend ku shoqëria dhe shtresa e mesme po firon dita ditës.
Ndërsa shoh çmimet e produkteve që rriten me një progresion të frikshëm gjeometrik me po të njëjtin progresion që rritet numri i shqiptarëve jashtë vendit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...