26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Tabaku: “Integrimi në BE nuk matet me ligje të votuara brenda natës”

Jorida Tabaku ka kritikuar mënyrën e funksionimit të procesit ligjvënës në Kuvend, gjatë aktivitetit “Dialog Politik me fokus Anëtarësimin në BE: Përforcimi i Cilësisë Legjislative Përmes Vendimmarrjes Gjithëpërfshirëse”, të organizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim.

Në fjalën e saj, kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik deklaroi se procesi i integrimit europian nuk duhet parë vetëm si miratim ligjesh, por si një test për funksionimin e institucioneve dhe demokracisë në vend.

“Integrimi europian nuk është një garë për numrin e ligjeve të miratuara. Ai është një test i zbatimit të tyre, i funksionimit të institucioneve dhe i cilësisë së demokracisë”, u shpreh Tabaku.

Deputetja demokrate ngriti shqetësime për mënyrën si, sipas saj, po zhvillohet procesi i ligjbërjes në Kuvend, duke pretenduar se vendimmarrja dominohet nga vullneti i shumicës dhe jo nga procedurat parlamentare apo debati demokratik.

Tabaku kritikoi përdorimin e procedurave të përshpejtuara për miratimin e ligjeve, ndërsa shtoi se nismat që lidhen me kërkesat e Bashkimi Europian mbeten të vonuara.

“Nuk ka debat të vërtetë për integrimin europian. Ka shmangie, fshehje dhe propagandë”, deklaroi ajo.

Sipas Tabakut, kriza demokratike nis kur kufizohet roli i opozitës dhe dobësohet autonomia e institucioneve të pavarura.

“Evropa nuk matet me ligjet e votuara brenda një nate. Ajo matet me shtetin e së drejtës, standardet demokratike dhe respektimin e pluralizmit”, përfundoi deputetja e PD-së.

Në aktivitet morën pjesë edhe Silvio Gonzato, Niklas Ström, deputetë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...