25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Takim me sipërmarresit në zonën e Vorës/ Veliaj: “Krijimi i Zonës së Lirë Ekonomike në Kashar…

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi sot një takim me disa sipërmarrës në zonën e Vorës. Veliaj ka theksuar se këto biznese shumë shpejt do të bëhen pjesë e Zonës së Lirë Ekonomike që po krijojohet në zonën e Kasharit dhe se kjo gjë do ta ndihmojë Vorën të marri një zhvillim të madh.Gjithashtu propozimi për bizneset do i shkojë qeverisë në emër të Shoqatës së Bashkive. Veliaj ka nënvizuar se për ata te cilët janë në gjurmët e ndërtesave te reja, do të veprohet njësoj si në Kombinat dhe “5 Maji”.

“Kemi të njëjtën situatë në Kombinat, ku shumica e kateve të para të ndërtesave të vjetra janë përshtatur si mjedise për shërbime dhe biznes. Propozimi ynë është: kush ka qenë biznes me numër NIPT-i, të trajtohet me hapësira të reja për shërbime. Ne do ta propozojmë si Shoqatë e Bashkive për të gjtiha bashkitë e prekura nga tërmeti. Nuk është një zgjidhje vetëm për Vorën, por vlen edhe për Kombinatin, Kinostudion, për Shijakun, Rrogozhinën, Thumanën, Krujën dhe Laçin,”

“Për ata që nuk u prekën nga tërmeti, por janë në gjurmët e ndërtesave të reja që po ndërtohen, do të veprojmë siç po bëjmë në Kombinat dhe “5 Maji”: shkëmbim për çdo metër katror. Pra, në vend që të bëjmë shpronësim, ne bëjmë shkëmbim. Nuk ka rëndësi nëse mjediset janë të legalizuara apo me hipotekë, por për sa kohë që je fakt aty, ne do të bëjmë shkëmbimin për metër katror. Sepse nëse je duke ndërtuar një lagje të re, por aty do lejosh çibanët e vjetër, praktikisht ia ul vlerën e pronës së re që po ndërtohet,” , shpjegon Veliaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...