20.6 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Të ndaluarit e protestës së 8 janarit/ Avokati i PD: “Nuk u gjet asnjë send i kundraligjshëm, këta persona nuk kanë qenë kurrë brenda selisë blu”

Indrit Sefa, avokati i mbështetësve të Kryetarit të PD-së Lulzim Basha deklaroi sot para gjykatës së Tiranës, se për 11 personat e ndaluar më 8 janar, si përkrahës të selisë blu, u provua nga vetë prokuroria se brenda selisë së Partisë Demokratike nuk u gjet asnjë send i kundërligjshëm.

Sipas avokatit të 11 personat e ndaluar brenda ambienteve të selisë së Partisë Demokratike, janë të gjithë funksionarë të kësaj force politike dhe ata kanë dorëzuar në gjykatë dokumentet që provojnë këtë gjë.

Ai tha për mediat se anëtarët dhe drejtuesit demokratë ishin në një sulm të egër nga protestues që me mjete të dhunshme kërkonin të hynin në seli.

“Ata kontrolluan gjithë selinë dhe nuk u gjet asnjë send. Nga ana e prokurorisë janë marrë si provë fikset e zjarrit dhe ato u evidentuan dhe nga ju kur erdhët aty. Për personat nga Gjakova duhet të pyesni vetë ata. Shikoni veprën penale për të cilën ata hetohen dhe do të kuptoni që nuk kanë lidhje me partinë Demokratike.

Unë ju garantoj që këta persona nuk kanë qenë kurrë brenda godinës së Partisë Demokratike. Të Gjithë personat që kanë qenë të ndaluar nga Policia e Shtetit të cilët kanë qenë pjesë e mbledhjes janë paraqitur vërtetimet me funksionet përkatëse që ata kanë në parti. Personi që ka bërë kallëzimin në komisariatin digjital të sjelli emrat dhe të bëjë denoncimin. Prokuroria pranoi se nuk kishte asnjë provë për asnjë nga 11 të ndaluarit. Madje për dy nga tyre thuhej se ka raport policor që kanë gjuajtur me ujë. Nga ne prokuroria ka patur gjithë disponibilitetin për të bërë hetime, nuk është penguar është lejuar të bëjë kontroll dhe nga deklarimet në gjykatë u tha qartë se nuk është gjetur asnjë send i kundërligjshëm, aq më pak lëndë helmuese apo shpërthyese.”, tha Sefa.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...