25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Të Shtënat me armë jashtë sallës së Gjyqit në Gjermani, gjatë procesit për vrasjen e Boksierit Besar Nimani

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot jashtë sallës së gjyqit në Gjermani, ku po vazhdon procesi për vrasjen e boksierit shqiptar, Besar Nimani. Gjatë një përleshjeje me armë zjarri, janë plagosur disa persona, përfshirë vëllain e Besar Nimanit, i cili ka marrë një plagë në këmbë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas përfundimit të seancës gjyqësore ndaj të akuzuarit, Huseyin Akkurt, i cili po gjykohet për vrasjen e boksierit shqiptar në marsin e vitit të kaluar. Sipas gazetës gjermane “Bild”, përveç vëllait të Nimanit, është plagosur edhe babai i të pandehurit, i cili ka marrë një plagë në kraharor dhe është në gjendje kritike.

Të shtënat kanë ndodhur rreth orës 13:30 dhe ka shkaktuar kaos dhe panik në ambientet përreth. Policia ka arrestuar një nga dy të dyshuarit për sulmin, ndërsa një tjetër person është ende në kërkim. Ky incident ka shtuar tensionet në procesin gjyqësor për vrasjen e Besar Nimanit, i cili po tërheq vëmendjen e medias dhe publikut për shkak të natyrës së dhunshme të ngjarjes dhe zhvillimeve të papritura që po shoqërojnë procesin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...