29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Operacioni “Fast” në Kavajë: arrestohet 32-vjeçari me armë pa leje

Një 32-vjeçar është vënë në pranga në Kavajë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fast”, i dyshuar për armëmbajtje pa leje.

Sipas Policisë së Shtetit, shërbimet e Komisariatit të Kavajës, në bashkëpunim me forcat operacionale të Durrës, zhvilluan kontrolle intensive pas informacioneve për persona që qarkullonin të armatosur.

Gjatë operacionit, në lagjen nr. 2 të qytetit u lokalizua dhe u ndalua shtetasi Florjan Rrokaj, 32 vjeç, i cili lëvizte në këmbë. Në kontrollin fizik ndaj tij, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë, së bashku me municion luftarak, që dyshohet se e posedonte pa leje.

Në përfundim të veprimeve, ai u arrestua në flagrancë, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për hetime të mëtejshme për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municionit”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...