26.3 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Tedi Blushi: “Krimi vazhdon: Bashkia e Durrësit paguan 300 mijë euro Klodian Zoton e inceneratorëve në arrati”

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar në lidhje me aferën e inceneratorëve dhe pagesave që shteti shqiptar i bën personave të shpallur në kërkim.

Përmes një postimi në facebook, Blushi thekson se Bashkia e Durrësit ka kaluar më datë 4 tetor 300 mijë euro në llogarinë e Klodian Zotos, i cili ndodhet në arrati.

POSTIMI I PLOTË

Krimi vazhdon: Bashkia e Durrësit paguan 300 mijë euro Klodian Zoton e inceneratorëve në arrati!

Ekonomia dhe familjet shqiptare janë në krizë të thellë, por pagesat për inceneratorët fiktivë, nën hetim dhe sekuestro vazhdojnë. Në 4 tetor 2022 Bashkia e Durrësit ka kaluar në llogarinë e Klodian Zotos 300 mijë euro edhe pse situata në terren, siç Partia e Lirisë e ka denoncuar, tregon se qyteti është i përmbytur nga plehrat.

Pagesat për inceneratorët nuk ndalen ndonëse pedogagët dhe profesorët prej javësh janë në protestë për një pagë dinjitoze dhe kushte më të mira pune.

Sot shqiptarët e kuptojnë edhe më qartë se përballë nuk kemi një Qeveri por një organizatë kriminale, ku drejtues është Edi Rama dhe ku pjesëtarë janë Ministra, Kryetarë Bashkie, Sekretarë të Përgjithshëm dhe drejtorë, që vazhdojnë të mbushin xhepat me vjedhjen më të madhe që pluralizmi ka parë deri tani.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...