26.4 C
Tiranë
Thursday, June 25, 2026

Temperaturat e larta shkaktojnë zjarre në shumë shtete në Europë, dëme të mëdha në shtëpi e biznese

Shumë shtete në Europë po përballen me situatën e përhapjes së zjarreve për shkak të temperaturave të larta.

Zjarret kanë shkaktuar dëme të mëdha duke shkatërruar gjithçka përfshirë shtëpi, fusha golfi, biznese dhe vila luksoze.

Më shumë se 1000 persona janë evakuuar në një resort luksoz në Malaga të Spanjës pasi flakët vërshuan drejt qyteteve të Alhaurin de la Torre dhe Alhaurin el Grande.

Zjarrfikësit portugezë po luftojnë për të shuar 13 vatra të ndryshm në të gjithë vendin ndërkohë lumi Po i Italisë po përballet me thatësirën më të madhe në 70 vitet e fundit.

Në Francë mijëra banorë janë larguar nga shtëpitë e tyre ndërsa 1000 zjarrfikës të mbështetur nga dhjetë avionë po vazhdojnë betejën me dy vatra të mëdha zjarri që shpërthyen të martën për shkak të temperaturave të larta.

Zjarret kanë djegur tani 7,300 hektarë bimësi në Gironde, një rritje prej 2,000 hektarësh vetëm brenda natës, thanë autoritetet.

Një nga vatrat e zjarrit në Francë ka përfshirë një pyll në jug të qytetit turistik të Atlantikut të Arcachon, një pikë që tërheq vizitorë nga e gjithë bota gjatë sezonit të verës.

Ndërsa tjetra është një park jo shumë larg luginave të mbushura me vreshta që kanë luftuar edhe me mot më të nxehtë se ai i këtij viti.

Disa nga avionët dhe pajisjet e zjarrfikësve që ishin planifikuar të ekspozoheshin në paradën e Ditës së Bastiljes të së enjtes në Paris, u devijuan për t’u përdorur në zjarret në rajonin e Bordo. Zjarret shpërthyen gjithashtu në Francën juglindore dhe në veri të Parisit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Lëvizje në Portin e Sarandës/ Largohet Admir Malaj, emërohet Gjergji Mërkuri në krye të...

0
Ndryshime në drejtimin e Portit Detar të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, Admir Malaj është larguar nga detyra e drejtorit të portit, ndërsa në vend...

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...

Hungari: Arrestohet 30-vjeçari që dyshohet se ruante dhe konsumonte pjesë trupash njerëzore

0
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Hungari, ku autoritetet kanë arrestuar një 30-vjeçar të vetëshpallur si kanibal, i dyshuar për posedim dhe përdorim...

APP propozon masa ndaj zyrtarëve në Vlorë pas auditimit të 64 tenderëve: “Shkelje në...

0
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka evidentuar një sërë shkeljesh në procedurat e prokurimit të kryera nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike të Bashkisë...

Senati kufizon kompetencat e Trump për veprime ushtarake ndaj Iranit: ‘Rezolutë e parakohshme dhe...

0
Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë që synon të kufizojë aftësinë e Presidentit Donald Trump për të ndërmarrë veprime ushtarake të...