25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Tension në “Ferma VIP”,Vanesa për Indrin: “Në momentin që afrohemi, mendja më shkon te partneri im”

Afrimi mes Vanesës dhe Indritit në “Ferma VIP” ka ndezur debat të fortë, si brenda shtëpisë ashtu edhe në publik.

Situata ka marrë vëmendje të veçantë pasi Vanesa kishte deklaruar që në fillim se ndodhet në një marrëdhënie të konsoliduar jashtë spektaklit. Nga ana tjetër, Indriti nuk e ka fshehur pëlqimin ndaj saj, duke lënë të kuptohet se e sheh përtej kufijve të lojës.

Të dy janë parë shpesh pranë njëri-tjetrit, me afrimitet fizik dhe momente që janë interpretuar si intime, duke shtuar diskutimet mes banorëve.

Megjithatë, së fundmi, Vanesa duket se ka bërë një hap pas. Ajo ka pranuar se situata po e rëndon emocionalisht dhe se ndihet në faj për shkak të lidhjes jashtë shtëpisë.

“Në momentin që afrohemi, mendja më shkon te partneri im. Nuk dua të lëndoj asnjërën palë… nuk mund ta vazhdoj më këtë,” është shprehur ajo gjatë një bisede brenda shtëpisë.

Vanesa ka theksuar se dëshiron të ruajë raportin me Indritin në nivel miqësor, duke e vlerësuar si një person mbështetës, por ka nënvizuar nevojën për të vendosur kufij dhe për të reflektuar mbi situatën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...