29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Tensione në GJKKO gjatë seancës për Ilir Metën, avokati: Prokuroria erdhi pa prova konkrete

Seanca e zhvilluar sot në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ish-presidentin Ilir Meta është shoqëruar me tensione dhe debate mes palëve.

Avokati i Metës, Kujtim Carkani, në një komunikim për mediat, dha detaje nga ajo që ndodhi në sallën e gjyqit, duke theksuar se pati përplasje mes klientit të tij dhe prokurorit Kllapi.

Sipas Carkanit, në seancë ishte i pranishëm vetëm prokurori Kllapi, ndërsa Altin Dumani dhe Arben Kraja nuk morën pjesë. Ai pretendon se gjatë relatimit, prokurori ka paraqitur pasaktësi në data dhe momente kohore, çka sipas mbrojtjes ka shkaktuar reagime dhe ndërhyrje të shpeshta nga ana e avokatëve.

“Jemi në seancë paraprake, ku duhet të shqyrtohen veprimet proceduriale. Kur prokuroria mashtrojnë, si në rastin e lobimit ku Meta nuk ka firmosur asnjë dokument, është normale të reagojmë”, u shpreh Carkani.

Avokati kritikoi gjithashtu faktin që, sipas tij, prokuroria ka relatuar fakte të interpretuara dhe jo prova konkrete, duke shtuar se mungesa e listës së provave përbën një problem serioz në proces.

“Prokurori tha se do të relatonte fakte, por pranoi se këto nuk janë prova. Ne kërkojmë akuza konkrete për zotin Meta, për zonjën Kryemadhi dhe të tjerët. Nuk mund të vijë prokuroria pa listën e provave”, deklaroi ai.

Sipas mbrojtjes, çdo paqartësi apo pasaktësi në paraqitjen e çështjes ka sjellë tension dhe kundërshtime të vazhdueshme gjatë seancës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...