26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Tentativë për të futur një dron në burgun e Burrelit parandalohet

Në burgun e Burrelit është tentuar të futet një dron, por ky përpjekje është parandaluar nga autoritetet. Burime nga drejtoria e burgjeve raportojnë se gjatë kontrollit, droni i kapur nuk është gjetur me sende të paligjshme në të.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ndonëse droni nuk përmbante sende të ndaluara, hetimet tregojnë një tendencë në rritje të grupeve kriminale për të përdorur pajisje të tilla për të marrë pamje nga brenda burgjeve të sigurisë së lartë. Kjo praktikë ka për qëllim mbledhjen e informacioneve që mund të ndihmojnë në aktivitetet e mëtejshme kriminale.

Aktualisht, pajisja fluturuese do t’i nënshtrohet ekspertimit daktiloskopik për identifikimin e gjurmëve papilare, dhe më pas do të bëhet një ekspertim kompjuterik për të identifikuar numrin IMEI dhe çdo informacion të administruar nga kjo pajisje. Po kryhen veprimet e para procedurale, dhe materialet përkatëse do të referohen në prokurori për hetime të mëtejshme.

Për momentin, po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin dhe arrestimin e bashkëpunëtorëve që janë jashtë regjimit të burgut.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...