33.6 C
Tiranë
Saturday, August 15, 2026

Tentoi të trafikojë 6 kg heroinë drejt Greqisë – Arrestohet Valmir Balliu, hetime për punonjësit e policisë kufitare në Kapshticë

Ky është Valmir Balliu nga fshati Slabinjë i Pogradecit, i cili ditën e djeshme tentoi të trafikojë drejt Greqisë një sasi prej 6 kilogramësh lëndë narkotike të dyshuar si heroinë, përmes pikës kufitare të Kapshticës.

Balliu dyshohet se është përdorur si korrier nga një grup kriminal që operon në zonën e Pogradecit dhe Korçës. Tentativa për trafikim është zbuluar nga strukturat e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), të cilat kishin vënë në monitorim rastin dhe ndjekur lëvizjet e dyshimta.

Sipas burimeve zyrtare, Valmir Balliu nuk është kontrolluar nga punonjësit e policisë kufitare të Kapshticës, fakt që ka ngritur dyshime të forta për bashkëpunim të mundshëm ose shpërdorim detyre nga ana e efektivëve në këtë pikë kufitare.

Për këtë arsye, hetuesit e AMP-së kanë vendosur arrestimin e përgjegjësit të turnit dhe dy kontrollorëve të kufirit, të cilët po hetohen për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Ndërkohë, ndaj Balliut është ngritur akuza për “Trafikim të narkotikëve” mbetur në tentativë, ndërsa në fokus të hetimeve të Prokurorisë së Korçës janë tashmë edhe personat e tjerë që kanë bashkëpunuar me të në përpjekje për të kaluar lëndën narkotike jashtë vendit.

Balliut i është sekuestruar edhe aparatit celular, me shpresën e gjetjes së komunikimeve të tij me bashkëpunëtorët, që mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të skemës së trafikimit.

Hetimet janë ende në vijim dhe pritet të ketë të tjera zhvillime në orët dhe ditët në vijim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...