26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Tërmet Peçi del nga SPAK pas dy orësh, refuzon të japë detaje: “E dinë ata”

Deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, është paraqitur dhe ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) pas rreth dy orësh qëndrimi.

I pyetur nga gazetarët për arsyen e thirrjes së tij, Peçi nuk ka dhënë asnjë shpjegim mbi çështjen, duke u mjaftuar me një përgjigje të shkurtër.

“E dinë ata”, u shpreh ai, pa dhënë më shumë detaje për mediat.

Ende nuk bëhet e ditur zyrtarisht arsyeja e paraqitjes së tij në SPAK, ndërsa dyshohet se mund të lidhet me një kallëzim të depozituar më herët nga Partia Demokratike në prill të vitit 2025, pas marrjes së mandatit të deputetit nga radhët e Partisë Socialiste.

Hetimet apo verifikimet e mëtejshme nga Prokuroria e Posaçme nuk janë bërë ende publike, ndërsa rasti mbetet nën vëmendjen e mediave.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...