36.1 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Tërmeti i 26 nëntorit/ Berisha: “Kjo qeveri i përdori këto ndërtime në mënyrë kriminale për të blerë vota”

Kryetari i PD, Sali Berisha po mban sot një bashkëbisedim të drejtpërdrejtë me ndjekësit në Facebook.

Që në nisje të fjalës së tij Berisha përkujtoi tërmetin shkatërrimtar të 26 nëntorit.

“Tërmeti i 26 nëntorit 2019, ishte tërmeti më i madh që goditi vendin tonë në 40 vjet, duke shkaktuar një tragjedi të vërtetë njerëzore si dhe dëme materiale të pallogaritshme. Mendimet tona shkojnë në kujtim të 51 viktimave të asaj ngjarjeje të dhimbshme. Me mijëra shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit, dhanë gjithçka nga vetja për t’u ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga pasojat e tërmetit. Kontributi dhe forca e treguar nga populli shqiptar për të përballuar si një familje e madhe ato ditë të vështira, ende sot më emocionojnë e më japin shpresë për gjërat e mëdha që mund të bëjmë kur ekziston vullneti i përbashkët. Shqipëria do t’i jetë përgjithmonë mirënjohëse të gjitha shteteve që kontribuuan në përballimin e pasojave të tij, kontribut që ishte jetik për mijëra familje.

Problemi i tërmetit është shndërruar një nga megafaerat e korrupsionit. Në Laç është ndërtuar falë qeverisë turke, dhe për këtë jam mirënjohës. Është e vërtetë që donatorë kanë dhënë, por çdo ndërtim i bërë me fondet e taksapaguesve shqiptarë ka kushtuar 5 herë më shtrenjtë se sa një ndërtim i bërë nga turqit apo donatorë të tjerë. I përdori këto ndërtime në mënyrë kriminale për të blerë vota. Kjo qeveri në emër të fondeve të tërmetit shpërndau 91 mln euro, kurse gjatë muajve të fushatës shpërndau militantëve 160 mln euro tërësisht.”, tha Berisha.

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...