31 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Theu arrestin e shtëpisë për të shpërndarë heroinë, arrestohet 43-vjeçari

Policia ka zbardhur operacionin e mbrëmjes së djeshme në Elbasan. Në pranga ka rënë 43 vjeçari, Xhafer Deliu i cili theu arrestin e shtëpisë për të shpërndarë lëndë narkotike të tipit “Heroinë”.

Droga ishte fshehur mbi dollapin e rrobave të 43 vjeçarit, i cili u pikas nga policia gjatë kontrolleve në Elbasan pasi nuk ndaloi para postobllokut.

Njoftimi i Plotë:

Elbasan/Sekuestrohet një pako me lëndë narkotike heroinë.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Zaranika”, pas një hetimi proaktiv.

Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Seksioni Operacional, në DVP Elbasan, në bashkëpunim me forcat e FNSH Fier, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Vihet në pranga 43-vjeçari që ushtronte këtë veprimtari, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe në kuadër të hetimit proaktiv për një shtetas që merrej me shpërndarje të drogave të forta, në qytetin e Elbasanit, u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Zaranika”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Xhafer Daliu, 43 vjeç, banues në Elbasan. Ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”. Gjithashtu ka qenë i dënuar më parë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 525 gramë lëndë të dyshuar narkotike heroinë dhe 2 aparate celuare.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të impikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kapet me 1.68 kg kokainë në Tiranë! Policia arreston 44-vjeçarin që dyshohet se furnizonte...

0
Një tjetër goditje ndaj trafikut dhe shpërndarjes së drogave të forta është finalizuar nga Policia e Tiranës, e cila ka arrestuar një 44-vjeçar të...

Horoskopi ditor, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 20 Qershor 2026 ♈ Dashi Energjia juaj është e lartë dhe ju ndihmon të përballoni me sukses sfidat e ditës. Në punë mund...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Për 20 qershorin, moti parashikohet kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë në të gjithë vendin, me temperatura tipike verore. Në zonat bregdetare do të...

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...