21.3 C
Tiranë
Tuesday, July 28, 2026

‘Ti më jep energji negative!’/ Përplasje e fortë mes Visit dhe Ilir Shaqirit në prag të finales së Ferma VIP

Teksa na ndan vetëm një javë nga finalja e madhe e Ferma VIP, tensionet mes konkurrentëve duket se po arrijnë kulmin.

Një debat i ashpër mes Ilir Shaqiri dhe Elvis Pupa ka sjellë akuza dhe kundërakuza, duke nxjerrë në pah qëndrimet e ndryshme të dy banorëve.

Visi mbrojti zgjedhjen e tij për të qëndruar larg konflikteve, duke theksuar se prioritet për të mbeten parimet personale dhe qetësia mendore.

“Unë ndoshta dukem idealist. Kush mua më njeh që në lagje, shkollë apo kolegë pune, nuk debatoj me asnjë. Edhe nëse dal sot, dua të jap një mesazh në publik dhe të mbaj parimet e mia. Nuk ka asnjë dallavere. Ekzistojnë njerëz të ndryshëm dhe secili ka të drejtë të jetojë si të dojë. Unë ruaj energjinë time dhe shëndetin tim mendor dhe nuk debatoj kot. Ti më jep energji negative”, iu drejtua ai Ilirit.

Nga ana tjetër, Ilir Shaqiri e kritikoi qëndrimin e Visit në lojë, duke e akuzuar se qëndron në prapavijë dhe komenton nga larg.

“Ti ke zgjedhur të rrish në prapavijë dhe të komentosh cepave. Ti ke një gabim, se kur fillon të predikosh, vetëm flet. Që kur kam hyrë unë, ti e ke filluar muhabetin mbrapsht, sepse ke menduar se kam hyrë me mision”, deklaroi Iliri.

Përplasja mes dy konkurrentëve vjen në një moment vendimtar të garës, kur çdo debat dhe qëndrim i banorëve po ndiqet me interes të madh nga publiku, vetëm pak ditë para finales së madhe.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Për bionden që më ka vjedhur zemrën”/ Mateo surprizon Brikenën me një dedikim romantik...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione ka ndodhur gjatë një emisioni, ku Mateo ka surprizuar partneren e tij, Brikena Selmani, me një dedikim...

Rama për manipulimin online: “Sot manipulimi udhëton me shpejtësinë e algoritmit, nuk duhet më...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja janë kthyer në një sfidë të re për demokracitë, duke theksuar...

Rama për “revolucionin e flamingove”: “Është një shembull i jashtëzakonshëm i dezinformimit, duhet të...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se i ashtuquajturi “revolucion i flamingove” është një shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja, teksa mori pjesë në...

Horoskopi i dashurisë në fund të korrikut/ Tre shenjat që mund të përballen me...

0
Fundi i korrikut mund të sjellë emocione të forta në jetën sentimentale të disa shenjave të zodiakut, sipas astrologjisë. Për disa persona kjo periudhë...

Tragjedi në Venezuelë/ Bilanci i tërmeteve arrin në 5.546 viktima, mijëra të plagosur dhe...

0
Një muaj pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, bilanci i viktimave ka arritur në 5.546 persona të vdekur, ndërsa 16.740 të tjerë...