26.4 C
Tiranë
Sunday, August 23, 2026

“Tirana International hotel” / Pandemia nxjerr mbi 100 punonjës në asistencë pas 41 vitesh punë

Hotel Tirana International” i njohur si 15 katëshi mbylli  së fundmi përkohësisht dyert e aktivitetit pas 41 vitesh punë për shkak të krizës që krijoi pandemia Covid -19.

Burimet nga stafi i menaxhimit bënë me dije se nga tërmeti i vitit të shkuar e deri më tani hoteli u mbajt i hapur nën humbje të mëdha. Kostot e larta fikse për pagesat e punonjësve dhe mirëmbajtjen e godinës e bënë të pamundur vijimësinë. Hoteli, i cili është në funksion që nga viti 1979 do të pushojë aktivitetin deri në përmirësimin e situatës pandemike, dukë lënë pas 100 persona të papunë.

Të njëjtat burime pohuan se stafi do të përfitojë asistencën sociale sipas ligjeve në fuqi, me shpresën e rikthimit në punë me përmirësimin e situatës. Hotel Tirana është një nga më të mëdhatë në kryeqytet me standardin e katër yjeve me 170 dhoma dhe si një nga ofruesit më të mëdhenj të shërbimit të Konferencave. Veç të tjerash godina e Hotel Tiranës është simbol i kryeqytetit. Ai u vu në funksion në kohën e diktaturës në vitin 1979 pas 10 vitesh punime, me një arkitekturë të stilit socialist. Ishte ndërtesa më e lartë e vendit deri para disa vitesh. Përdorej ekskluzivisht për delegacione dhe turistë të huaj çka e ka bërë një vend misterioz dhe intrigues për shqiptarët.

Në vitet 2004 hoteli u shit nga qeveria kundrejt një grupi investitorësh vendas kundrejt një vlerë 5.1 milionë euro. Në vitin 2001 ju nënshtrua një rikonstruksioni dhe rimodelimi të plotë, duke e kthyer në një hotel me standarde 4 yje, por paprekur hapësirave që e karakterizojnë.

Në vitin 2012, Ramë Geci, sipërmarrës në ndërtim, bëhet 100% pronar i “Hotel Tirana International”, teksa vlera hotelit arriti 37.5 milionë euro.

Hotel Tirana International ka qenë prej vitesh në listën e monumenteve të kulturës deri në vitin 2015 ku me vendim të Ministrisë së Kulturës nuk gëzon më këtë status.

Kompania Geci aktualisht është në kulmin e një investimi të ri që synon zgjerimin e Hotel Tiranës me një hotel të ri rreth 30 kate me pesë yje ngjitur me godinën aktuale të Tirana International.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Përdhunimi i 22-vjeçares në Halkidiki, 52-vjeçari shqiptar arrestohet pas 4 vitesh: U identifikua nga...

0
Një 52-vjeçar shqiptar është arrestuar në Mal të Zi, pasi dyshohet se është përfshirë në përdhunimin e një 22-vjeçareje në Kasandra të Halkidikisë, në...

Vrasja në Athinë, dalin detaje nga e kaluara e Altin Allmucës: Në 2016 u...

0
Detaje të reja kanë dalë nga e kaluara e Altin Allmucës, 48-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e partneres së tij shqiptare në Nea Smyrni...

Tragjedia në Manzë, shkon në katër numri i viktimave: Ndërron jetë edhe 16-vjeçari Klevis...

0
Ka shkuar në katër numri i personave që kanë humbur jetën nga aksidenti i rëndë automobilistik i ndodhur disa ditë më parë në rrugën...

“Hëna e përgjakur” më 28 gusht, qielli i fundit të verës sjell një spektakël...

0
Qielli i fundit të verës do të ofrojë një nga fenomenet astronomike më emocionuese të vitit. Në orët e para të mëngjesit të 28...

“U punësua si sanitare dhe na zëvendësoi florinjtë me bizhuteri false”, vala e denoncimeve...

0
Një valë denoncimesh ka mbërritur në redaksinë tonë në lidhje me një grua, e cila dyshohet se ka mashtruar disa familje në Tiranë duke...