25.8 C
Tiranë
Wednesday, August 5, 2026

Tmerr gjatë transmetimit live në TikTok, influenceri meksikan ekzekutohet para ndjekësve

Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur botën e rrjeteve sociale në Meksikë. Influenceri César Gastélum është qëlluar për vdekje teksa po transmetonte drejtpërdrejt në TikTok.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së martës në zonën “Tres Ríos”, në qytetin verior të Culiacán. Gastélum po filmonte së bashku me dy miq jashtë një restoranti të ushqimit të shpejtë, kur dy persona të afruar me motoçikletë ndaluan pranë tyre. Sipas informacioneve paraprake, njëri prej tyre zbriti dhe e qëlloi nga afër, duke e lënë të vdekur në vend.

Influenceri kishte më shumë se gjysmë milioni ndjekës në TikTok, ku ishte bërë i njohur për videot e tij humoristike.

Në momentin e sulmit, Gastélum dhe dy miqtë e tij mbanin veshje të ngjashme me ato të shpërndarësve të ushqimit. Mediat lokale raportojnë se kjo bëri që policia fillimisht të mendonte se viktima ishte një shofer delivery, derisa u konfirmua identiteti i tij.

Pas ngjarjes, policia dhe ekspertët mjeko-ligjorë rrethuan zonën dhe nisën këqyrjen e provave, duke sekuestruar gëzhojat dhe pamjet e kamerave të sigurisë për të identifikuar autorët. Deri më tani nuk është kryer asnjë arrestim, ndërsa dy personat që dyshohet se kryen atentatin janë larguar me motoçikletë.

Autoritetet po hetojnë motivet e krimit, ndërsa ende nuk dihet nëse Gastélum kishte marrë kërcënime para vrasjes. Në profilin e tij në Instagram, ai publikonte shpesh fotografi nga udhëtimet dhe imazhe pranë makinave luksoze.

Ky është rasti i radhës i një influenceri të vrarë në Meksikë. Vitin e kaluar, 23-vjeçarja Valeria Márquez u ekzekutua gjatë një transmetimi live në TikTok, teksa ndodhej në një sallon bukurie.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vrasja tronditëse e influencers në transmetim live, arrestohet “El R1”, i dyshuari se urdhëroi...

0
Autoritetet meksikane kanë arrestuar Ramón Ángel Álvarez Ayala, i njohur me nofkën “El R1”, një nga drejtuesit e Kartelit Jalisco New Generation (CJNG), i...

Lista Serbe ankimon rezultatin e zgjedhjeve: Kundërshton mandatin e Nenad Rashiqit

0
Lista Serbe ka dorëzuar këtë të martë një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës Supreme, e cila konfirmoi rezultatet e...

Alarm nga AKSK: 56 tentativa për sulme kibernetike çdo minutë në Shqipëri gjatë gjysmës...

0
Infrastrukturat e informacionit në Shqipëri kanë qenë nën një presion të vazhdueshëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Sipas të dhënave zyrtare të...

Pezeshkian thyen heshtjen: “Nuk do të jap dorëheqjen, do të qëndroj i vendosur”

0
Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka mohuar zërat për një largim të mundshëm nga detyra, duke deklaruar se nuk ka ndërmend të japë dorëheqje...

“Gjithçka shkoi mirë, zemra ime po rreh sërish ritmikisht”, Laporta rikthehet në detyrë pas...

0
Presidenti i FC Barcelonës, Joan Laporta, është rikthyer në aktivitetet zyrtare të klubit, duke bërë paraqitjen e tij të parë publike pasi u shtrua...