31.5 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

“Tolerancë zero ndaj çdo akti të kryer”, Dani Alves kalon natën në burg i akuzuar për ngacmim seksual

I akuzuar për sulm seksual, Dani Alves e kaloi natën e tij të parë në burg pasi Pumas i anuluan kontratën e tij nga Meksika. Braziliani ishte me leje speciale në Barcelonë: klubi meksikan e kishte lejuar të udhëtonte në Evropë, duke anashkaluar ndeshjen e fundjavës për të qenë pranë vjehrrës së tij të sëmurë rëndë.

KONTRATA NË NDËRPRERË

Presidenti i Pumas thirri një konferencë për shtyp për të njoftuar anulimin e kontratës me mbrojtësin brazilian. “Me këtë vendim, klubi rikonfirmon qëndrimin e tolerancës zero ndaj çdo akti të kryer nga një anëtar i institucionit tonë që synon cenimin e frymës dhe vlerave të shoqërisë”, tha presidenti Leopoldo Silva.

DËNIMI

Në pritje të gjyqit, kjo është ajo që rrezikon Dani Alves. Kodi penal spanjoll ka ndryshuar së fundmi ligjin në lidhje me dhunën seksuale duke eliminuar dallimin midis agresionit dhe dhunës dhe duke vendosur pëlqimin e viktimës në qendër të kuadrit legjislativ. Krimet e këtij lloji tani dënohen me dënime nga 12 muaj deri në 4 vjet, të cilat mund të rriten në 12 në rast sulmi.

FAKTET

Alves akuzohet nga një vajzë 23-vjeçare e cila deklaroi dje para gjykatës se ishte përdhunuar natën mes 30 dhe 31 dhjetorit në klubin e natës Sutton në Barcelonë. Alves gjithashtu publikoi dje një video përmes Antena3 TV duke thënë se nuk e kishte takuar asnjëherë denoncuesin, por gjyqtari kërkoi që lojtari të futej në burg pa kusht.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kapet me 1.68 kg kokainë në Tiranë! Policia arreston 44-vjeçarin që dyshohet se furnizonte...

0
Një tjetër goditje ndaj trafikut dhe shpërndarjes së drogave të forta është finalizuar nga Policia e Tiranës, e cila ka arrestuar një 44-vjeçar të...

Horoskopi ditor, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 20 Qershor 2026 ♈ Dashi Energjia juaj është e lartë dhe ju ndihmon të përballoni me sukses sfidat e ditës. Në punë mund...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Për 20 qershorin, moti parashikohet kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë në të gjithë vendin, me temperatura tipike verore. Në zonat bregdetare do të...

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...