17.5 C
Tiranë
Wednesday, September 23, 2026

Tragjedi në Greqi/ Humbin jetën në një aksident me motor dy të rinj shqiptarë, identifikohen viktimat

Një aksident tragjik rrugor në ishullin e Kretës, në Greqi, i ka marrë jetën dy shtetasve shqiptarë.

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Kissamos–Hania, pranë zonës së Kolimbarit, ku dy të rinjtë po udhëtonin me një motoçikletë. Sipas informacioneve paraprake, në rrethana që ende po hetohen, drejtuesi humbi kontrollin e mjetit dhe motoçikleta u përplas me barrierat anësore të rrugës.

Përplasja rezultoi fatale, ndërsa të dy shqiptarët humbën jetën në vendngjarje.

Viktimat janë identifikuar si Edison Xhaka, 28 vjeç, nga Elbasani, i cili prej vitesh jetonte dhe punonte në Kissamos, si dhe Aleksandër Toçila, 34 vjeç, nga Gramshi, i cili gjithashtu jetonte dhe punonte në të njëjtën zonë.

Familjarët, miqtë dhe bashkëqytetarët i kanë përshkruar dy viktimat si djem punëtorë dhe të respektuar, të cilët kishin ndërtuar jetën e tyre në Greqi dhe kishin plane për të ardhmen, të ndërprera tragjikisht nga aksidenti.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Dua të dalë e gjithë e vërteta”, partnerja e Gjovalin Lazrit pas vrasjes: “Nuk...

0
Gjovalin Lazri, 36 vjeç, është qëlluar me dy plumba, një në shpatullën e djathtë dhe një në qafë. I riu ishte pjesë e grupit...

“Zemër, duhet të koncentrohemi te halli jot”, SPAK zbardh komunikimet e Vlora Hysenit me...

0
SPAK ka zbardhur komunikime mes ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hysenit, dhe biznesmenit Ergys Agasi, duke ngritur dyshime për një marrëdhënie personale...

“Arrest në shtëpi” për Vlora Hysenin, kontrolle te Ilir Proda/ Detaje të reja nga...

0
Detaje të reja dalin nga operacioni i SPAK në kuadër të hetimeve për aferën e AKSHI-t. Me vendim të GJKKO-së, ndaj drejtueses së SHISH,...

Dosja e AKSHI-t, në pranga biznesmeni Embro Sulejmani dhe shefi i Laboratorit Shkencor të...

0
Në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t, SPAK ka vijuar aksionin me masa sigurie dhe kontrolle në Tiranë dhe Durrës. Mes personave të...

BE–Shqipëri, SAPC: Negociatat të përfundojnë deri në fund të 2027, fokus te drejtësia dhe...

0
Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit Bashkimi Evropian–Shqipëri (SAPC) zhvilloi më 21 shtator në Tiranë takimin e tij të 22-të, të bashkëdrejtuar nga eurodeputeti Marco Tarquinio...