30.1 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Tragjedi në Liqenin e Shkodrës: Pas 48 orësh kërkimesh gjendet i mbytur kapiteni që shpëtoi dy turistë izraelitë

Pas afro 48 orësh kërkimesh intensive, u gjet trupi i pajetë i kapitenit të anijes turistike, Arben Anamali, 51-vjeçari që humbi jetën duke shpëtuar dy turistë izraelitë në liqenin e Shkodrës. Operacioni i kërkimit, i cili vijoi pa ndërprerje për tri ditë, u intensifikua në orët e para të mëngjesit dhe rreth orës 05:00 trupi u lokalizua dhe u nxor nga uji.

Ngjarja e rëndë ndodhi kur dy turistët izraelitë, pjesë e një turi liqenor, vendosën të notonin, por u përfshinë nga rrymat e forta dhe rrezikuan të mbyteshin. Kapiteni Anamali, duke parë rrezikun, u hodh në ujë pa hezitim dhe arriti t’i shpëtojë duke i çuar përsëri pranë varkës, por për fat tragjik ai vetë nuk mundi të arrijë në breg.

Sipas të dhënave paraprake, mbytja e tij dyshohet të ketë ardhur si pasojë e komplikacioneve shëndetësore të shkaktuara nga lodhja ekstreme gjatë shpëtimit heroik.

Arben Anamali ishte baba i dy fëmijëve të mitur dhe prej një viti punonte si kapiten i anijeve turistike në liqenin e Shkodrës, duke qenë pjesë e një linje në pronësi të Bashkisë. Humbja e tij është një tronditje e thellë për komunitetin lokal dhe familjen, të cilët sot nderojnë kujtimin e një njeriu me guxim dhe përkushtim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...