26 C
Tiranë
Monday, August 10, 2026

Tragjedi në Mal të Zi: 7 Viktima nga të shtënat me armë në Cetinjë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Malin e Zi, ku numri i viktimave nga një incident me armë zjarri në Cetinjë ka arritur në 7, me raportime se bilanci mund të jetë edhe më i rëndë. Sipas mediave vendase, mes viktimave dyshohet se ka edhe fëmijë.

Ngjarja ka nisur si një konflikt që ka eskaluar në konfrontim fizik dhe më pas në përdorimin e armës së zjarrit. Autori i dyshuar, Aco Martinoviç, tashmë është identifikuar nga policia, e cila është në kërkim të tij.

Forcat e rendit kanë izoluar zonën dhe u kanë bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë në banesat e tyre deri në neutralizimin e situatës. Autoritetet kanë sqaruar se ky nuk është një përplasje midis grupeve kriminale, por një incident i izoluar.

Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat dhe motivet e plota të kësaj ngjarjeje tragjike, ndërsa autoritetet malazeze kanë premtuar transparencë të plotë për publikun.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...