26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Tragjedi në Pojan të Maliqit, 32-vjeçari i jep fund jetës me armë gjahu

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm fshatin Pojan të Maliqit, ku një i ri, rreth 32 vjeç, dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke përdorur një armë gjahu.

Sipas burimeve nga vendngjarja, viktima, i identifikuar si M. H., dyshohet se vuante prej kohësh nga depresioni. Akti tragjik është kryer në oborrin e banesës së tij, duke lënë të shokuar familjarët dhe komunitetin.

“Rreth orës 10:15, dyshohet se shtetasi M. H. është vetëvrarë me armë gjahu në banesën e tij,” njoftoi Policia e Korçës, duke shtuar se “grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”

Hetimet paraprake po vijojnë për të zbuluar motivet e sakta që çuan në këtë vendim fatal, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...