23.3 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

Tragjedi në Teksas: Të paktën 129 viktima nga përmbytjet katastrofike në zonën kodrinore

Të paktën 129 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve shkatërruese që kanë përfshirë zonën kodrinore të Teksasit, me qarkun Kerr që është goditur më rëndë, duke shënuar 103 viktima, përfshirë 36 fëmijë. Tragjedia e përmasave të mëdha ka tronditur komunitetin lokal dhe mbarë vendin.

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar një deklaratë katastrofe federale për qarkun Kerr, duke hapur rrugën për ndihmë emergjente nga Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave (FEMA), e cila tashmë ndodhet në terren për të mbështetur përpjekjet e shpëtimit dhe ndihmës për banorët e prekur.

Ndërkohë, Shërbimi Kombëtar i Motit ka lëshuar një tjetër paralajmërim për përmbytje që vazhdon të jetë në fuqi për zona të shumta në Teksasin qendror dhe jugor. Sipas njoftimeve zyrtare, priten reshje shtesë që variojnë nga 5 deri në 10 centimetra, ndërsa në disa zona të izoluara sasia mund të arrijë deri në 30 centimetra.

Zyra e Sherifit të Qarkut Kerr ka lëshuar një “kod të kuq”, duke paralajmëruar qytetarët përgjatë lumit Guadalupe që të përgatiten për një evakuim të mundshëm, për shkak të rrezikut në rritje nga përmbytjet e tjera.

“Ky nuk është një urdhër evakuimi, por një njoftim për përgatitje,” thuhet në njoftimin zyrtar të zyrës së sherifit në rrjetet sociale. “Jini gati të largoheni nëse situata përkeqësohet.”

Operacionet e kërkim-shpëtimit janë në vazhdim, ndërsa autoritetet lokale dhe federale po bëjnë maksimumin për të gjetur të mbijetuar dhe për të ofruar ndihmën e nevojshme për të prekurit nga kjo fatkeqësi natyrore. Bilanci i viktimave mund të rritet më tej, ndërsa shumë persona rezultojnë ende të zhdukur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Do të qëndrojë në burg”, Gjykata lë në qeli 40-vjeçarin e dyshuar si bashkëpunëtor...

0
40-vjeçari Besnik Koldreu, i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentjana Mujeci më 26 prill në fshatin Balldren të...

“E gdhijnë para kryeministrisë”, protesta vijon natën në Tiranë, lexohet kërkesa për dorëheqje dhe...

0
Rreth 10 protestues kanë kaluar natën përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar qëndrimin e tyre në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të ulur në...

“Unë jam miku, jo armiku yt”, Rama reagon gjatë për protestat: “Protestuesi është i...

0
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në kryeqytet, duke publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale,...

Tragjedi në Francë, dy fëmijë 2 dhe 4 vjeç gjenden të pajetë brenda një...

0
Një ngjarje tragjike ka tronditur jugun e Francës, ku dy fëmijë të moshës 2 dhe 4 vjeç janë gjetur të pajetë brenda një automjeti,...

“Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me këtë protestë”, Enver Dugolli i përgjigjet Ramës:...

0
Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar përfshirjen e saj si subjekt politik në protestat që po zhvillohen prej ditësh në Shqipëri, duke theksuar se mbështetja e...