33.4 C
Tiranë
Thursday, September 3, 2026

Tragjedi në Vlorë/ Humb jetën gazetari Enrik Mehmeti, aksidenti me motor rezultoi fatal

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Vlorës, ku gazetari Enrik Mehmeti ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit të Zvërnecit. Sipas të dhënave paraprake, aksidenti ka ndodhur teksa gazetari po udhëtonte me një motor me katër rrota.

Nga informacionet e para dhe dëshmitë e mbledhura në vendngjarje, dyshohet se, për shkaqe ende të paqarta, mjeti ka humbur kontrollin dhe është përmbysur, duke u rrokullisur disa herë.

Gjatë aksidentit, një pjesë metalike e motorit e ka goditur rëndë Mehmetin në kraharor, duke i shkaktuar dëmtime fatale.

Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, por, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...