23.9 C
Tiranë
Friday, September 11, 2026

Tragjedi në Divjakë/ Humb jetën 39-vjeçari, plagosen 5 persona mes tyre 3 fëmijë pas përplasjes ballore

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë humbjen e jetës së një personi është regjistruar pasditen e sotme në aksin nacional Çermë–Divjakë, në fshatin Çermë-Shkumbin.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete, një BMW dhe një Opel, janë përplasur ballë për ballë në rrethana që ende po hetohen nga autoritetet.

Si pasojë e përplasjes së fortë, ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i automjetit Opel, 39-vjeçari Bajram Kaçani, baba i tre fëmijëve.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe pesë personat që udhëtonin me automjetin BMW. Mes tyre ndodhen edhe tre fëmijë, të cilët janë transportuar me urgjencë në Spitalin e Lushnjës për të marrë ndihmën mjekësore.

Sipas burimeve spitalore, fëmijët ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa të lënduarit e tjerë po marrin trajtimin e nevojshëm.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë Rrugore dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Nën drejtimin e Prokurorisë, hetimet vijojnë, ndërsa paraprakisht po verifikohen të gjitha pistat që mund të kenë çuar në këtë aksident tragjik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plas skandali me arratisjen e Ergys Agasit: Pikëpyetjet e mëdha për drejtoren Vlora Hyseni...

0
Tiranë — Një stuhi e fuqishme dyshimesh, pyetjesh të pashpjeguara dhe heshtjeje zyrtare ka mbuluar godinën e Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK), pas shpalljes në...

Zbardhen prapaskenat e reja të ekzekutimit të Ferdinant Hotit: Hetimet përqendrohen te larja e...

0
Padova (Itali) — Detaje të reja e tronditëse kanë dalë në dritë nga hetimet e ethshme që po kryejnë Karabinierët e Padovës mbi vrasjen...

PD-ja ngre alarm për trafikanët e armëve: Do kërkojmë hetim ndërkombëtar pas audiopërgjimeve të...

0
Tiranë — Partia Demokratike ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, duke paralajmëruar se do të kërkojë edhe ndërhyrjen e partnerëve ndërkombëtarë për zbardhjen...

“Mbi 5,200 hektarë të djegur vetëm në korrik-gusht!”/ Zjarret pushtuan Himarën e Shkodrën, ekspertët...

0
Tiranë — Shqipëria po përballet me një rritje serioze të rrezikut nga zjarret si pasojë e ndryshimeve klimatike, ndërsa ekspertët e mjedisit ngrenë pikëpyetje...

Rama i përgjigjet ashpër Partisë Demokratike Europiane: Po minimizoni dhunën e protestuesve

0
Tiranë — Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një tjetër replikë të fortë ndaj Partisë Demokratike Europiane (PDE), duke i akuzuar përfaqësuesit e saj për...