29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Tragjedia e 27-vjeçares që u hodh nga kati i katërt: Ndërroi jetë duke e lënë amanet vajzën 2-vjeçare

Sibela Abedini, e reja që i dha fund jetës pas publikimit të një fotoje intime në rrjetet sociale, i la amanet vajzën vëllait të saj.

27-vjeçarja që u hodh nga kati i katërt i pallatit ku jetonin familjarët e saj ishte nënë e një vajze 2-vjeçare, dhe në momentet e fundit të jetës së saj, meraku i vetëm ishte për vajzën e saj.

Nëna e 27-vjeçares ka treguar se e bija i ka lënë vëllait amanet vajzën dhe pasi ka shtrënguar dorën e motrës ka ndërruar jetë. Ajo madje ka thënë se natën që ndodhi ngjarja e rëndë, Sibela nuk kishte ngrënë fare darkë pasi do priste vëllanë, të kthehej nga puna.

“Dhomën ku jetoj e kam përhohësisht, pronari i shtëpisë më tha pastroje dhomën se ka lagështirë që ta lyejmë e të kaloni tek shtëpia. Sibela më tha mami hyr lahu se je e lodhur dhe shtriu. E vuri vajzën ën gjumë, i tha motrës po dal të pi një cigare. Kur vajza e pa që po vonohej doli në sallon, në atë kohë erdhi po vinte djali. Sibela nuk kishte ngrënë bukë sepse kishte thënë do presim vëllanë. Djali nxori kokën nga dritarja dhe bërtiti mami e ka shtypur makina Sibelën. Djali nuk e dinte dhe kapi për fyti shoferin e fugonit sepse mendoi se e shtypi ai. Vajza ishte ende gjallë. E dërguan në spital, i tha të vëllait amanet Ambrën. I shtrëngoi dorën motrës dhe dha shpirt”.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...