6.5 C
Tiranë
Saturday, May 2, 2026
spot_img

Tragjedia në Itali: Vogëlushja 1-vjeçare mbytet pasi gëlltiti një tapë shisheje

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku një vogëlushe rreth 1 vjeç e gjysmë, Elettra, ka humbur jetën tragjikisht. Mediat vendase raportojnë se ajo është mbytur pasi ka gëlltitur një tapë shisheje. Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar dhe shtrimin e saj në terapi intesive në spitalin e Padovës, ajo nuk ka mundur të mbijetojë.

Sipas “Il Mattino di Padova”, prindërit e vogëlushes kanë bërë menjëherë manovrat e para për të zhbllokuar rrugët e frymëmarrjes, por vajza e vogël kishte gjithnjë e më shumë vështirësi që të merrte frymë.

Babai i Elettra-s më pas vendosi ta çonte vajzën e tij me makinë në spitalin aty pranë, ku mjekët tentuan që ta shpëtonin por pësoi arrest kardiak për shkak të vështirësisë për të marrë frymë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedia e superjahtit “Bayesian”/ Hetimet hedhin dyshime për neglizhencë, jo për motin

0
Detaje të reja janë zbardhur nga mbytja e superjahtit “Bayesian” në brigjet e Siçili, ku humbën jetën shtatë persona, mes tyre miliarderi britanik i...

SPAK kërkon 6 vite burg për Shpend Sokolin/ I akuzuar për mashtrim kompjuterik në...

0
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë pretencën për shtetasin kosovar Shpend Sokoli, duke kërkuar dënimin e tij me...

Shembet shkalla gjatë eventit në aeroport/ 3 të plagosur në uljen e avionit “Patra”...

0
Një incident i rëndë është regjistruar në Aeroporti i Araxos gjatë uljes së parë të një avioni të kompanisë TUI Group, tip Boeing 737-8,...

Mbulojnë me bojë tabelat në greqisht në aksin Gjirokastër–Kakavijë/ Identifikohen autorët, reagime në komunitet

0
Një akt i rëndë është regjistruar në jug të vendit, ku në aksin rrugor Gjirokastër–Kakavijë janë dëmtuar tabelat rrugore në gjuhën greke, të cilat...

Punëtori shqiptar humb jetën në Itali/ U aksidentua me betoniere në kantier, nuk i...

0
Një punëtor shqiptar ka humbur jetën në Firence, disa ditë pasi u aksidentua rëndë në një kantier ndërtimi. Ngjarja ndodhi më 27 prill në zonën...