26.7 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Transferimi i lekëve jashtë Shqipërisë në formën e dividentëve arrin shifra rekord

Vlera e fitimeve të transferuara janë vendit nga bizneset e huaja arriti vlera rekord vitin e kaluar.

Mbështetur në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, vitin e kaluar flukset dalëse në zërin e të ardhurave nga investimet për vitin e kaluar kishin vlerën e 589 milionë eurove, në rënie me 8.9% krahasuar me vitin 2019.

Megjithatë, në tremujorin e fundit këto flukse shënuan një rritje të ndjeshme krahasuar me tre tremujorët e mëparshëm, por edhe me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Transferimi i fitimeve pati pësuar një frenim të përkohshëm në vitin 2020, për të forcuar pozitat e kapitalizimit, në kushtet e pasigurisë që shkaktoi pandemia.

Në sektorin bankar dhe në sigurime shpërndarja e fitimeve madje u ndalua nga rregullatorët e tregut. Por, vlera e lartë e fitimeve të transferuara jashtë vendi vitin e kaluar janë tregues i rimëkëmbjes së shpejtë të aktivitetit ekonomik nga efektet e pandemisë.

Rritja e investimeve të huaja direkte, sidomos pas vitit 2014, përbën në vetvete një premisë që dalja e fitimeve jashtë vendit të rritet, me qëllim marrjen mbrapsht të investimeve të kryera. Por, rritja e fitimeve të transferuara jashtë vendit nuk lidhet vetëm me investimet në aksione të bizneseve, por edhe një rritje e ndjeshme e investimeve të portofolit, në tituj borxhi apo instrumente të tjera të huasë.

Rritja e borxhit të jashtëm në vlerë rrit edhe interesat e paguara për huadhënësit jashtë vendit. Në fund të vitit të kaluar, borxhi i jashtëm i ekonomisë shqiptare arriti vlerën rekord të 9.7 miliardë eurove, në rritje me 13.9% krahasuar me një vit më parë.

Ndikimin kryesor e ka dhënë borxhi i sektorit publik. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, në fund të vitit 2021 borxhi i jashtëm publik arriti në rreth 4.8 miliardë euro, në rritje vjetore me 18.3%. Efektin kryesor në rritjen e borxhit publik e dha Eurobondi prej 650 milionë eurosh i nëntorit 2021. Për vitin 2021, shpenzimet për interesat e borxhit të jashtëm u rritën me 32% dhe arritën në 12.3 miliardë lekë ose gati 102 milionë euro. Kjo shumë përbën rreth 17% e flukseve dalëse në zërin e të ardhurave nga investimet.

Në kahun e kundërt, flukset hyrëse, të kuptuara si të ardhurat e ekonomisë shqiptare nga investimet jashtë vendit, vitin e kaluar ranë në 81 milionë euro, 13% më pak krahasuar me vitin 2020. Rritja e flukseve dalëse dhe rënia e mëtejshme e atyre hyrëse e përkeqësoi edhe më shumë bilancin neto të të ardhurave nga investimet në ekonominë shqiptare. Për vitin 2021 deficiti në këtë zë ishte 508 milionë euro, në rritje me 13.4% krahasuar me një vit më parë.

Ky bilanc për Shqipërinë është historikisht negativ, sepse në shumicë jemi një vend pritës i investimeve të huaja, sidomos në instrumente të kapitalit, por edhe të borxhit. Kjo shkakton edhe dalje periodike të të ardhurave në formën e dividendëve që shoqëritë me kapital të huaj shpërndajnë te aksionerët e tyre jashtë vendit ose në formën e interesave për titujt financiarë të huamarrjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...