27.1 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës, arrestohet 33-vjeçari në Fier

Ditën e sotme është kapur në flagrancë qytetari me iniciale B.Rr 33-vjeç banues në qytetin e Vlorës pasi kap duke transportuar në mënyrë të paligjshme tetë emigrantë me qëllim kalimin e kufirit.

Qytetarit iu sekuestruan automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe 1 aparat celular.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet brenda 24 orëve, operacioni i dytë për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve.

Operacioni policor i koduar “Road Guard 54” u zhvillua nga strukturat e DVP Gjirokastër dhe Komisariati i Policisë Tepelenë.

U kap në flagrancë duke transportuar, kundrejt fitimit, 8 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 33-vjeçari.

Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe 1 aparat celular.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional, Komisariatin e Policisë Tepelenë dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, mbështetur dhe në inteligjencën informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Road Guard 54″, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– B. Rr., 33 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në hyrje të qytetit të Tepelenës, në vendin e quajtur “Agjencia”, duke transportuar me automjetin tip “Seat”, në drejtim të Tiranës, 8 emigrantë nga vendet MENA, kundrejt shumës 250 euro për person.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe një aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...