28.3 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Tregtia elektronike, vetëm 5% e produkteve online janë shqiptare

Produktet që janë pjesë e tregtisë elektronike në vend janë thuajse plotësisht të huaja. Vetëm një 5 për qindësh e tyre i takojnë prodhuesve vendas.

Kjo lidhet sipas operatorëve të tregut me disa aspekte ku së pari përmendet mungesa e sofistikimit të produkteve që prodhohen në Shqipëri.

“Nga takimet me bizneset e tregtisë elektronike ata raportuan se 95% e produkteve dhe shërbimeve të ofruar përmes platformave të tyre në Shqipëri, nuk ishin produkte shqiptare.

Sipas tyre kjo lidhet me mungesën e sofistikimit të produkteve të prodhuara në Shqipëri, certifikimin e cilësisë dhe aftësitë e ulëta të marketingut të prodhuesve. Për këtë qëllim, sipas tyre, produktet shqiptare (me disa përjashtime të segmenteve të tregut), janë pak konkurruese në tregjet e huaja.

Për më tepër, sasitë e ulëta dhe skepticizmi i prodhuesve në tregtinë elektronike si një mjet i tregtisë për t’u zgjeruar në tregjet e huaja, nuk ka ndihmuar në krijimin e një modeli biznesi për ndarjen e kostove dhe fitimeve ndërmjet prodhuesve dhe operatorëve të tregtisë elektronike” thuhet në dokumentin e Këshillit të Investimeve për inovacionin.

I njëjti sjell në vëmendje se sipas bizneseve që operojnë në fushën e tregtisë elektronike, ka mungesë të ndërgjegjësimit për potencialet e tregtisë elektronike dhe vështirësi nga agjencitë publike për të kuptuar modelin e tyre të të operuarit.

“Disa çështje të ngritura kanë të bëjnë me vizitat e shpeshta fiskale / inspektimet tatimore dhe perceptimin e modelit të tyre si të rrezikshëm nga Sistemi i Riskut të Taksave, shpenzimet e pa zbritshme (p.sh. blerja e softuerëve të zbarkuar nga ndërmarrjet e huaja).

Për më tepër, pranohet që sektori ka pasur një zhvillim jozyrtar duke marrë parasysh që në shumë raste bazohet në modelin e biznesit të parave cash dhe dorëzimit e pagesave joformale të shërbimeve. Ashtu si në rastin e BPO-ve, segmenti i tregtisë elektronike nuk është i mirë identifikuar në statistikat e vendit për numrin e saj të operatorëve dhe ndikimin e saj real në ekonomi” vlerëson Këshilli.

Pandemia bëri që sidomos në muajt e karantinës tregtia elektronike të pësonte një boom të menjëhershëm. Por kjo sipas operatorëve të tregut u zbeh sapo hapja e ekonomisë nisi të bëhej gradualisht dhe kthimit në normalitet me dyqanet fizike të hapura

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...