13.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

Tronditet Krimeja/15 shpërthime gjatë një minute, pesë persona përfshirë një fëmijë u plagosën

Disa shpërthime vdekjeprurëse kanë tronditur një bazë ajrore ushtarake në Krime, e kontrolluar nga Rusia pasditen e djeshme, shoqëruar nga një re gjigande pas shpërthimit.

Rreth 15 shpërthime u raportuan nga dëshmitarë okularë, sipas burimeve të ndryshme, gjatë një minute rreth orës 15:30 të pasdites së 9 korrikut.

Një tjetër shpërthim ndodhi rreth 30 minuta më vonë, duke shkaktuar që shtëllunga të mëdha të tymit të zi të dendur të lëshohen nga drejtimi i bazës në Novofedorivka, Krimea Perëndimore, e cila ndodhet rreth 130 milje nga territori më i afërt i kontrolluar nga Ukraina.

Ministria ruse e Mbrojtjes mohoi se baza Saki në Detin e Zi ishte granatuar dhe tha se ishin municionet qe ishin hedhur në erë atje. Por rrjetet sociale ukrainase ishin të mbushura me dëshmi se ajo ishte goditur nga raketa me rreze të gjatë veprimi të lëshuar nga Ukraina.

Ukraina nuk e ka marrë ende zyrtarisht përgjegjësinë, por një zyrtar ushtarak ukrainas, duke folur në kushte anonimiteti, i tha New York Times se forcat e armatosura nisën sulmin.

“Kjo ishte një bazë ajrore nga e cila ngriheshin rregullisht avionët rusë për sulme kundër forcave tona në jug,” tha zyrtari, duke shtuar se “një pajisje ekskluzivisht e prodhimit ukrainas u përdor” për të kryer sulmin.

Iryna Vereshchuk, zëvendëskryeministrja e Ukrainës dhe ministrja e riintegrimit të territoreve të pushtuara përkohësisht, shkroi në Facebook:

“Shpërthimet e sotme në Novofedorivka janë një tjetër kujtesë se kush është Krimea. Ajo është Ukraina”

Kreu i departamentit të shëndetësisë së Krimesë tha se pesë persona, përfshirë një fëmijë, u plagosën në shpërthimet, ndërsa guvernatori rus i Krimesë Sergei Aksyonov njoftoi se një person u vra.

“I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve të viktimës. E gjithë ndihma e nevojshme do të ofrohet”, tha ai përmes aplikacionit të mesazheve Telegram.

Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë nga Ukraina në vitin 2014 dhe e ka pushtuar territorin që atëherë, pavarësisht dënimit të gjerë nga pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar.

Nëse baza ajrore në fakt do të goditet nga ukrainasit, do të shënonte sulmin e parë të madh në një vendndodhje ushtarake ruse në Krime që kur forcat e Putinit pushtuan Ukrainën më 24 shkurt.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
⸻ ♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin. Vendimet e menduara mirë sot do të të japin rezultate më të mira. ♉ Demi Je në një fazë shumë të...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
Më 6 maj 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm dhe tipik pranveror, me kushte të këndshme në pjesën më të madhe të...

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...