28.6 C
Tiranë
Wednesday, August 5, 2026

Trump akuzon Kanada-n për bashkëpunim me Kinën dhe refuzim të mbrojtjes amerikane

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar ashpër qeverinë kanadeze, duke e akuzuar për refuzim të bashkëpunimit ushtarak me SHBA dhe për afrim me Pekinin.

Në një postim të publikuar të premten, Trump u shpreh se Otava ka zgjedhur të bashkëpunojë me Kinën, në vend që të pranojë integrimin në sistemin anti-ajror amerikan “Kupola e Artë”, projekt i cili, sipas tij, do të ofronte mbrojtje jo vetëm për Groenlandën, por edhe për Kanadanë.

Presidenti paralajmëroi se refuzimi i Kanadasë dhe orientimi drejt Kinës mund të ketë pasoja serioze për sigurinë rajonale dhe bashkëpunimin strategjik ndërmjet vendeve aleate.

“Kanadaja është kundër ndërtimit të ‘Kupolës së Artë’ mbi Groenlandën, edhe pse Kupola do ta mbrojë Kanadanë. Në vend të kësaj, ata votuan për të bashkëpunuar me Kinën, e cila do t’i ‘përpijë’ ata brenda vitit të parë!”, shkruan Trump.

Reagimi i presidentit amerikan vjen në një kohë tensionesh të shtuara gjeopolitike në rajonin e Arktikut. Kohët e fundit, Trump ka deklaruar se Kina dhe Rusia kanë ambicie strategjike për Groenlandën, territor që ai e konsideron me rëndësi të veçantë për sigurinë kombëtare të SHBA-ve.

Deklaratat e tij kanë ngjallur reagime dhe polemika, veçanërisht për mënyrën e drejtpërdrejtë dhe akuzuese ndaj një aleati tradicional si Kanadaja, si dhe për paralajmërimet e forta lidhur me ndikimin në rritje të Kinës në hemisferën perëndimore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Lista Serbe ankimon rezultatin e zgjedhjeve: Kundërshton mandatin e Nenad Rashiqit

0
Lista Serbe ka dorëzuar këtë të martë një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës Supreme, e cila konfirmoi rezultatet e...

Alarm nga AKSK: 56 tentativa për sulme kibernetike çdo minutë në Shqipëri gjatë gjysmës...

0
Infrastrukturat e informacionit në Shqipëri kanë qenë nën një presion të vazhdueshëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Sipas të dhënave zyrtare të...

Pezeshkian thyen heshtjen: “Nuk do të jap dorëheqjen, do të qëndroj i vendosur”

0
Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka mohuar zërat për një largim të mundshëm nga detyra, duke deklaruar se nuk ka ndërmend të japë dorëheqje...

“Gjithçka shkoi mirë, zemra ime po rreh sërish ritmikisht”, Laporta rikthehet në detyrë pas...

0
Presidenti i FC Barcelonës, Joan Laporta, është rikthyer në aktivitetet zyrtare të klubit, duke bërë paraqitjen e tij të parë publike pasi u shtrua...

Horoskopi ditor, e Hënë, 3 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji dhe dëshirë për të vepruar. Një vendim i marrë me qetësi mund t’ju hapë rrugë të reja. Në dashuri,...