33.6 C
Tiranë
Saturday, August 8, 2026

Trump: “Nuk ka nevojë për armëpushim, paqe mund të arrihet edhe në mes të luftës”

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se një marrëveshje paqeje për Ukrainën mund të arrihet edhe pa një armëpushim formal, duke theksuar se negociatat nuk kanë nevojë të ndërpriten përkohësisht konfliktin.

“Nuk mendoj se keni nevojë për një armëpushim. E dini, nëse shikoni gjashtë marrëveshjet që kam arritur këtë vit, të gjitha ishin në luftë, unë nuk bëra asnjë armëpushim. E di që mund të jetë mirë të ketë, por gjithashtu mund ta kuptoj, strategjikisht, pse një vend ose tjetri nuk do ta dëshironte atë,” tha Trump gjatë takimit me Volodymyr Zelenskyn në Zyrën Ovale.

Ai theksoi gjithashtu se pëlqen konceptin e armëpushimit, pasi ndalon humbjen e jetës, por nënvizoi mundësinë që negociatat të vazhdojnë ndërsa palët janë ende në konflikt:
“Ne mund të punojmë për një marrëveshje paqeje ndërsa ata janë duke luftuar,” shtoi presidenti amerikan.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...