17.8 C
Tiranë
Friday, September 25, 2026

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë hetimet për ngjarjen tronditëse në Tijuana

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup të pajetë brenda një automjeti tip SUV të parkuar prej disa ditësh.

Sipas mediave lokale, viktima u zbulua brenda një automjeti gri të lënë në një parking pranë një qendre tregtare, përballë stadiumit “Estadio Caliente”, ku kombëtarja iraniane po zhvillon përgatitjet për ndeshjet e Kupës së Botës 2026.

Burimet bëjnë me dije se trupi ishte në gjendje të avancuar dekompozimi, i mbështjellë me një qese të zezë dhe me shenja të dukshme dhune, çka ka ngritur dyshime se bëhet fjalë për një vrasje.

Sipas autoriteteve, automjeti kishte qëndruar në të njëjtin vend që nga dita e mërkurë, duke tërhequr vëmendjen e hetuesve në një zonë që njihet për nivele të larta kriminaliteti.

Pavarësisht zbulimit makabër dhe afërsisë së ngjarjes me kampin e kombëtares iraniane, ekipi ka vijuar normalisht seancat stërvitore brenda perimetrit të sigurisë të vendosur nga autoritetet meksikane.

Policia ka izoluar zonën dhe ka nisur hetimet për identifikimin e viktimës, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë lidhje mes incidentit dhe delegacionit të kombëtares së Iranit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...