35.8 C
Tiranë
Thursday, August 6, 2026

Turqia synon të regjistrojë mëngjesin tradicional në UNESCO

Ankara – Turqia po pretendon të fusë mëngjesin tradicional turk, kahvalti, në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s. Ky vakti i parë i ditës, i pasur me shije dhe traditë, nuk është thjesht ushqim, por një përvojë që sjell mikpritjen dhe kulturën e çdo rajoni të vendit në një tryezë të vetme.

Vetë fjala kahvalti do të thotë “para kafesë”, por mëngjesi turk ka evoluar në një ritual të veçantë: nga supat dhe gatimet me bazë mëlçie në restorantet e Turqisë Lindore, deri te mëngjeset më të lehta në brigjet e Azisë së Vogël, me perime të freskëta, djathë tulum dhe ullinj të marinuar.

Në çdo kahvalti nuk mungojnë:
• Djathërat dhe ullinjtë: nga Ezineja dhe kasari i famshëm i Karsit te ullinjtë e Azisë së Vogël;
• Perime dhe fruta të freskëta: domate, kastravecë, barishte dhe fruta sezoni;
• Vezë në çdo formë: menemen me domate dhe speca, vezë me suxhuk ose çilbiri me kos dhe hudhër;
• Ëmbëlsira: simit me susam, poğaça të mbushura, pişi krokante dhe gözleme të punuar me dorë.

Për ta kompletuar përvojën, kahvalti shoqërohet gjithmonë me çaj të zi tradicional, të shërbyer në gota në formë tulipani, duke bërë që mëngjesi turk të jetë një pjesë unike e kulturës së vendit dhe një institucion i përditshëm i jetës turke.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tmerr gjatë transmetimit live në TikTok, influenceri meksikan ekzekutohet para ndjekësve

0
Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur botën e rrjeteve sociale në Meksikë. Influenceri César Gastélum është qëlluar për vdekje teksa po transmetonte drejtpërdrejt në...

Vrasja tronditëse e influencers në transmetim live, arrestohet “El R1”, i dyshuari se urdhëroi...

0
Autoritetet meksikane kanë arrestuar Ramón Ángel Álvarez Ayala, i njohur me nofkën “El R1”, një nga drejtuesit e Kartelit Jalisco New Generation (CJNG), i...

Lista Serbe ankimon rezultatin e zgjedhjeve: Kundërshton mandatin e Nenad Rashiqit

0
Lista Serbe ka dorëzuar këtë të martë një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës Supreme, e cila konfirmoi rezultatet e...

Alarm nga AKSK: 56 tentativa për sulme kibernetike çdo minutë në Shqipëri gjatë gjysmës...

0
Infrastrukturat e informacionit në Shqipëri kanë qenë nën një presion të vazhdueshëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Sipas të dhënave zyrtare të...

Pezeshkian thyen heshtjen: “Nuk do të jap dorëheqjen, do të qëndroj i vendosur”

0
Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka mohuar zërat për një largim të mundshëm nga detyra, duke deklaruar se nuk ka ndërmend të japë dorëheqje...