25.4 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

U kap me armë dhe drogë në makinë, arrestohet 26 vjeçari në Durrës

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje dhe i shpërndarjes së drogave të forta.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Sallmone”.
Operacioni i zhvilluar nga Forca Operacionale dhe strukturat e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Durrës dhe Shijak.
Sekuestrohen 1 armë zjarri, municion luftarak, lëndë narkotike kokainë dhe sende të tjera të kundërligjshme, arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.
Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, kapjen e personave që lëvizin me armë zjarri dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, Forca Operacionale dhe strukturat e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Durrës dhe Shijak, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, kanë mirorganizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Sallmone”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
Eraldo Vora, 26 vjeç, banues në Sallmone, Shijak, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Audi”, me të cilën ky shtetas po qarkullonte, iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë, 1 krehër dhe 10 fishekë.
Në vijim të kontrollit, në banesën e shtetasit Eraldo Vora, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 14 gr. lëndë narkotike e dyshuar kokainë, 1 peshore elektronike, një shkop metalik dhe sende të tjera të kundërligjshëm. Gjithashtu, në banesën e këtij shtetasi u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...